Rama: Kryeministri në largim, nuk e dinte se fëmijëve ua shiste librat
Kreu socialist atakon Berishën për VKM e fundit që rimburson librat e fëmijëve
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka shpalosur dje programin socialist në qytetin e varfër të Rrogozhinës. Nga ky qytet, Rama dhe hartuesit e Programit të PS që e shoqëronin kanë folur për atë se çka socialistët do të bëjnë pas 28 qershorit, me ardhjen në qeverisje të vendit. Sipas Ramës, programi i socialistëve i hartuar nga ekspertë vendas e të huaj, ka zgjidhje konkrete për zhvillimin e vendit. Më tej, gjatë fjalës së tij, Rama ka atakuar kryeministrin për demagogji dhe padituri në lidhje me atë çka ofron qeveria e tij për familjet në nevojë, duke anatemuar një prej vendimeve të qeverisë të miratuar paraditen e së mërkurës. Bëhet fjalë për vendimin e qeverisë për libra falas për familjet me ndihmë ekonomike. Sipas kreut socialist, dhënia e librave me skemën jo funksionale të rimbursimit, ka bërë që të shtohet analfabetizmi dhe numri i atyre që braktisin shkollën për shkak të pamundësisë për të blerë libra. Për Ramën, kjo është e pafalshme, duke vlerësuar se Shqipëria nuk duhet të jetë nënë për disa e njerkë për disa fëmijë të tjerë. Është tronditëse që Kryeministri i vendit, në fund të mandatit të tij nuk e dinte se abetaret dhe librat e shkollës qeveria ua shiste fëmijëve. Për këtë, fëmijë të varfër të këtij vendi nuk shkonin dot në shkollë, duke mos e ditur akuzonte opozitën se gënjen dhe thoshte me të madhe se librat jepeshin falas. Ja ku doli dhe tha, se me një vendim të qeverisë, librat do të jepen falas, është shprehur Rama, duke shtuar se Sali Berisha qëndron i mbyllur në kutinë e televizorit, nga ku premton gjëra që as që ka ndërmend ti mbajë dhe që sipas tij, qysh se i thotë dhe jo më që nuk i mban dot edhe sikur të përpiqet. Gjatë takimit në Rrogozhinë, lideri socialist Edi Rama nënvizoi se qeverisja e nesërme e pas 28 qershorit do të jetë ashtu si në dy vite dialog, pranë njerëzve duke marrë vendime në konsultim me grupet e interesit, por edhe me njerëzit në çdo cep të vendit. Nuk do qeverisim për interesa familjesh të vogla, por për interesin e familjes së madhe shqiptare. Sali Berisha qeveris vetëm për një pakicë njerëzish. Qeveris, duke u nisur nga interesat e familjes së tij dhe duke mos parë interesat e familjes së madhe shqiptare, e cila sot gjendet padrejtësisht larg Evropës, ku ne të gjithë duam të bëjmë pjesë, ka theksuar kreu i selisë rozë, sipas të cilit ky është dhe dallimi mes PS dhe PD. Sipas Ramës, për këtë dallim, të gjithë shqiptarët dhe shqiptaret që duan ndryshimin, do të votoni në 28 qershor, ndryshimin që PS do të bëjë realitet më 28 qershor. Ndryshimi që do të fillojë me votën e shumicës shqiptarëve e shqiptareve, pas më pak se 50 ditësh, është ndryshimi që do të vijë drejtpërdrejt në jetën e secilit prej jush. Është ndryshimi që do të hapë një faqe në historinë tonë dhe të cilën do ta shkruajmë së bashku. Një faqe e re e qeverisë së njerëzve, të qeverisjes me njerëzit dhe të qeverisjes për njerëzit, vijoi më tej kreu i PS. Më tej, si në çdo takim tjetër në zona dhe rrethe të ndryshme të vendit, duke shkuar në çdo aktivitet tregtar apo kënd të këtij qyteti të varfër, ai u kërkoi qytetarëve të aplikojnë dhe të pajisen me kartën e identitetit, në takime të vogla e spontane aty ku janë qytetarët. Rama u ka thënë qytetarëve të Rogozhinës se çdo votë e tyre është e rëndësishme për të sjellë në këtë vend ndryshimin e pritur prej 18 vjetësh. Programi socialist ka 7 shtylla kryesore, mes të cilave një vend prmar zënë arsimi, shëndetësia, bujqësia etj. Nëpërmjet këtij programi elektoral, PS synon të largojë qeverinë aktuale, e cila gjithashtu pretendon ta mbajë pushtetin edhe gjatë 4viteve të ardhshme.