Durresi hap muzeun mesjetar
19/01/2005 Durrësi hap muzeun Mesjetar
Muzeu arkeologjik i Durrësit do të ketë një pavion të veçantë kushtuar periudhës mesjetare. Në 600 metra katrorë të katit të dytë të godinës së përuruar tre vjet më parë do të vendosen qindra objekte, që pasqyrojnë periudhën nga fundi i shek. 3-të deri në fillim të shek.19-të. Drejtori i Departamentit të arkeologjisë në Durrës, prof.Afrim Hoti, tha se "ky do të jetë muzeu më i kompletuar i periudhës bizantino-arbërore në të gjithë vendin. Gjithçka do të realizohet në gjysmën e parë të vitit, ndërsa materialet arkeologjikë tashmë kanë mbërritur në muze".
Një investim i veçantë, që u akordua vitin e kaluar mundësoi rikonstruksionin e pjesës së sipërme të muzeut, duke shmangur rreziqet e agjentëve atmosferikë.
Hoti shtoi se "pavioni i periudhës mesjetare është një vazhdim i natyrshëm i pavionit, që pasqyron historinë e qytetit 2.700-vjeçar nga prehistoria deri në fillim të shek. 4-t të erës sonë. Në pavionin e katit të parë janë ekspozuar mbi 2500 objekte, të zbuluara në qytetin bregdetar dhe rrethinat e tij". Pavioni i mesjetes do të hapet me elementët arkeologjikë të qytetit të Durrësit, që në vitin 286 pas Krishtit emërtua kryeqendër e Epirit të Ri. "Gjithçka ndodhi pas një vendimi të perandorit Dioklecian dhe këtu do të nisë edhe tregimi arkeologjik për historinë e Durrësit", theksoi Hoti.
Në hyrje të pavionit do të vendoset një maket i madh në reliev, ku do të paraqiten elementët kryesorë të qytetit në shekuj. Maketi po përgatitet nga specialistë të njohur
kryeqytetas, njëlloj si hartat apo kostumet e ndryshme etnografike. Më pas përmes elementëve të kulturës materiale dhe dhe të përdisthme, si qeramika, objekte metalike, monedhave apo elementëve arkitenktonikë e plastikë do të rindërtohet hap pas hapi historia e qytetit më të vjetër të bregut lindor të Adriatikut.