E Hënë, 2 Nëntor 2026

Teatri i Operas, doreshkrimet muzikore drejt zhdukjes

19/01/2005  Teatri i Operas

Dorëshkrimet muzikore drejt zhdukjes

Në analizën vjetore të Ministrisë së Kulturës, drejtori i Teatrit të Operas, Zhani Ciko, lëshon alarmin për gjendjen e rënduar të dorëshkrimeve muzikore; dhjetëra vepra, partitura janë drejt zhdukjes; Ministria e Kulturës të ndërhyjë për kompjuterizimin e tyre

Partiturat e Operas, dorëshkrimet, nuk mbajnë më të kalojnë duar më duar sa herë rivihet në skenë një shfaqje. Fletët e zverdhura, gati, që prej viteve kur është themeluar teatri, dalëngadalë po humbin dhe gjurmët e notave, duke u rënduar më tej gjendja, me shënimet që dirigjentët mund të kenë hedhur mbi to.

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas, Zhani Ciko, e ka bërë alarmante situatën e materialit muzikor të veprave operistike, dorëshkrimeve, në ditën e mbledhjes së analizës vjetore të Ministrisë së Kulturës. Krahas arritjeve të institucionit të tij, Ciko është ngulur në shqetësim për shmangien nga zhdukja të dhjetëra partiturave.

Duke ndjekur propagandimin e bujshëm të Ministrisë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ku viti 2005 pretendohet t’i kushtohet tërësisht kësaj pasurie, drejtori i Operas gjeti rastin për t’ju drejtuar drejtpërsëdrejti ministrit Blendi Klosit: Ndërhyrja sa më parë në restaurimin e dorëshkrimeve si dhe arritja e kompjuterizimit të të gjithë dorëshkrimeve muzikore.

Asnjë drejtues i operas deri më sot nuk e ka ngritur këtë problem për ta parë si pjesë e trashëgimisë së institucionit, gjë që ka çuar në anashkalimin dhe lënien jashtë vëmendjes deri në agravim të gjendjes së dorëshkrimeve.

Shfaqjet në opera drejtohen ende me dorëshkrimet, ku nuk mungojnë vendosja e herëpashershme e shënimeve mbi to.

“Në opera shfaqjet drejtohen me dorëshkrim, ku rrezikohet zhdukja e trashëgimisë që ka institucioni ynë”, ka thënë Ciko.

Veprat më të hershme të Teatrit të Operas janë dëmtuar, ku Ciko shton se ka nisur kompjuterizimi, por që realisht është një investim, nga e cila MKRS duhet të ndërhyjë sa më parë. “Janë me dhjetëra vepra, dorëshkrime, të cilat duhen ruajtur, duke arritur kompjuterizimin e tyre”. Deri më sot ky problem ka qenë i “fshehur”, që prek jo vetëm Teatrin e Operas, por dhe arkivin e Radiotelevizionit Shqiptar, ku flitet se kanë humbur mjaft krijimtari muzikore. Disa këngëtarë thonë se kanë trokitur në RTSH dhe përgjigjja që kanë marrë ka qenë negative, duke mos tentuar të rikthehen.

V.M

Ciko: Klosi të ndërhyjë për ruajtjen kompjuterike të trashëgimisë

Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas, Zhani Ciko, e ka bërë alarmante situatën e materialit muzikor të veprave operistike, dorëshkrimeve, në ditën e mbledhjes së analizës vjetore të Ministrisë së Kulturës. Krahas arritjeve të institucionit të tij, Ciko është ngulur në shqetësim për shmangien nga zhdukja të dhjetëra partiturave.

Duke ndjekur propagandimin e bujshëm të Ministrisë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ku viti 2005 pretendohet t’i kushtohet tërësisht kësaj pasurie, drejtori i Operas gjeti rastin për t’ju drejtuar drejtpërsëdrejti ministrit Blendi Klosit: Ndërhyrja sa më parë në restaurimin e dorëshkrimeve si dhe arritja e kompjuterizimit të të gjithë dorëshkrimeve muzikore.

Viti 2005, viti i trashëgimisë kulturore

Viti 2005 është shpallur nga Ministria e Kulturës, viti i trashëgimisë kulturore. Kjo do të thotë se përgjatë vitit pritet të ketë vëmendje më të madhe për ato pasuri që janë të “humbura”, qoftë nga shkatërrimi, apo mungesa e infrastrukturës, rrugëve që të çojnë drejt qendrave të shpallura monument kulture. Dhjetë qendra unikale të trashëgimisë kulturore, do të kthehen në të vizitueshme gjatë vitit 2005. Projekti për kthimin në qendra të vizitueshme të dhjetë qendrave me vlerë unikale në

Shqipëri, ka nisur të zbatohet.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Blendi Klosi, gjatë analizës vjetore të MKRS-së vlerësoi zbatimin e këtij projekti, si një nga prioritetet e kësaj ministrie për vitin 2005.

Projekti përfshin qytetin antik i Bylisit, Nikaes, Amantias, Antigoneas, kalatë e kështjellat e Lezhës, Porto-Palermos, Shkodrës, Kaninës dhe Prezës si dhe monumentet e kultit; Manastiri i 40 shenjtorëve (Sarandë), Kishat e Shirgjit (Shkodër), Labovës (Gjirokastër) e Vithkuqit (Korçë). Ede pse ka vite që flitet për projekte të tilla prioritare dhe stradegji për të shpëtuar trashëgiminë kulturore, Klosi e ka parë në syrin e fillestarit, me entuziasëm se deri në fund të vitit do të realizohet studimi në fushën e trashëgimisë. Kjo nismë si gjithnjë, pa u shkëputur nga nostalgjitë e kuqe e politikës , është cilësuar aksioni kombëtar për "Ri-integrimin e monumenteve të kulturës në jetën e komuniteteve".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›