Durrësi në antikitet, epiqendra e konferencës së Francës
Autori i Lajmit: red.
"Durrësi gjatë periudhës antike" zuri një vend të veçantë në Kolokiumin e Pestë Ndërkombëtar me temë "Iliria e Jugut dhe Epiri në antikitet", që u zhvillua nga data 8-11 tetor në qytetin e Grenoblës (Francë). Në këtë kolokium morën pjesë 92 studiues dhe arkeologë, nga rreth 13 vende të botës, Shqipëria, Greqia, Franca, SHBA, Britania e Madhe, Kroacia, Sllovenia dhe Italia. Prof. dr. Fatos Tartari, pjesëmarrës në këtë kolokium, tha se "Durrësi dhe rezultatet e misioneve të fundit arkeologjike paraqitën një interes të veçantë për pjesëmarrësit në këtë aktivitet". "Në një seancë të veçantë specialistët shqiptarë dhe të huaj, që punojnë në misione të përbashkëta arkeologjike, prezantuan katër kumtesa mbi qytetin e Durrësit gjatë antikitetit", - theksoi prof.dr Tartari. Bashkëdrejtorët e misionit shqiptaro-francez, Fatos Tartari dhe prof. dr. Artur Muller referuan temën "Kontribut në topografinë e Epidamn-Dyrrhachionit: Të dhëna të reja, hipoteza dhe probleme mbi rezultatet e këtij misioni, që gjatë këtyre viteve ka studiuar mbi 1800 kg figurina balte të zbuluara në kodrën e Dautes në Durrës. Gjatë seancës kushtuar Durrësit, prof. Sara Santoro e Universitetit të Parmës në krye të një grupi arkeologësh nga Italia dhe Shqipëria referoi mbi imazhin e ri të urbanizimit të Epidamnos-Durrachium përmes gërmimeve në amfiteatër dhe më gjerë. Profesoreshat Sara Santoro dhe Mikela Ferrarini (Itali) trajtuan gjithashtu temën "Sirenat e Durrësit ndërmjet Greqisë, Magna Grecias (Greqisë së Madhe) dhe Ilirisë". Në temën e fundit mbi Durrësin antik, studiuesit Brikena Shkodra dhe Eduart Shehi paraqitën të dhëna të reja dhe hipoteza mbi ballin verior të fortifikimeve të Durrachiumit. Prof. Tartari tha se në kolokiumin e organizuar nga Ministria e Jashtme e Francës në bashkëpunim me universitetin "Pierre Mendes France" të Grenoblës morën pjesë 28 specialistë nga Shqipëria dhe 6 nga Kosova. Arkeologët shqiptarë dhe të huaj nga Anglia, Italia dhe Franca që kontribuojnë në misionet e përbashkëta në qytetet antike të Butrintit, Foinikes, Apolonisë, Bylisit, si dhe në zonën e Korçës dhe Durrësit kumtuan mbi rezultatet e studimeve nën dritën e gërmimeve të fundit në këto site arkeologjike. Gjatë kolokiumit të pestë ndërkombëtar mbi "Ilirinë e Jugut dhe Epirin në antikitet" u mbajtën 66 komunikime shkencore gjithsej. "Territori i Ilirisë së Jugut dhe zbulimet e vazhdueshme gjatë ekspeditave arkeologjike të viteve të fundit ka ngjallur interesin shkencor të pjesëmarrësve", - tha prof. dr. Fatos Tartari. Me propozim të palës shqiptare Komiteti Shkencor për Ballkanin vendosi që kolokiumi VI të mbahet në Shqipëri.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008