Rreth 12.5 milionë lekë për restaurimet në Durrës
Autori i Lajmit: red.
Tre objekte me vlera të rralla për trashëgiminë kulturore, nën administrimin e Ateliesë së Monumenteve në Durrës do të restaurohen gjatë vitit të ardhshëm përmes një fondi prej 12.5 milionë lekësh, akorduar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Objektet që do të përfitojnë nga ky investim janë muret rrethuese mesjetare të kalasë së Durrësit, bazilika e Arapajt dhe kalaja e qytetit të Peqinit. Drejtori i Ateliesë së Monumenteve të qarkut të Durrësit, Edlir Terpo, tha se "për restaurimin e mureve mesjetare, me një gjatësi prej 270 metra, nga Torra Veneciane deri në Portën Perëndimore të tyre janë përcaktuar 7 milionë lekë". Muret e kështjellës së vjetër të qytetit të Durrësit janë rindërtuar disa herë gjatë historisë 3-mijëvjeçare. Fragmente të periudhës helene dhe romake mund të shihen në afërsi të portit duke u ngjitur më pas drejt Kodër Vilës, ku në antikitet ndodhej edhe Akropoli i qytetit. "Punimet për ringritjen e mureve kanë qenë të lidhura edhe me tërmetet e herëpashershme që kanë goditur rëndë qytetin bregdetar", - bëri të ditur Terpo, ndërsa shton se "muret që shihen edhe sot janë ndërtuar në periudhën e perandorit bizantin Anastas I, me origjinë nga Durrësi, i cili në shekullin VI e shndërroi qytetin në një nga më të fortifikuarit në krejt këtë anë të Adriatikut". Restaurimit, vijoi Terpo, do t i nënshtrohen edhe kullat shumëkëndëshe dhe tre portat e mëdha hyrëse në qytet. Vitin e ardhshëm është planifikuar dhe një ndërhyrje me një fond prej 1.5 milion lekë në nefin qendror të Bazilikës së Arapajt, 6 km në jug të Durrësit. Bazilika e Arapajt është ndërtuar në shek. V-VI dhe kulmi i saj si institucion kulti duket se ka qenë në shekullin XII, kur pas një beteje mes normanëve të Robert Guiskardit dhe mbrojtësve të udhëhequr nga Aleks Komneni, komandanti pushtues i vuri zjarrin bazilikës. Rrënojat e kësaj bazilike, që janë mjaft të njohura edhe për mozaikun e mrekullueshëm, ndodhen shumë pranë rrugës së unazës Shkozet-Plazh. Monumenti është zbuluar në fillim të viteve 1970 nga arkeologu Sali Hidri. "Instituti i Monumenteve të Kulturës ka parashikuar edhe një fond prej 4 milionë lekësh për restaurimin e kullës së Sahatit dhe mureve të kalasë së Peqinit, duke synuar kthimin e këtij monumenti në një qendër të vizitueshme për turistët vendas dhe të huaj", - u shpreh Terpo. Lidhur me investimet e vitit të ardhshëm, Terpo informoi dhe për vendimin e Bashkisë së Durrësit, vendim që ka të bëjë me transferimin e familjeve, banesat e të cilëve ndodhen mbi arenën e mbuluar të amfiteatrit antik të qytetit bregdetar. "Bshkia ka programuar që 30 për qind e investimeve të parashikuara nga projektbuxheti i saj për vitin 2009 të shfrytëzohen për prishjen e banesave të amortizuara, që ndodhen në pjesën juglindore të amfiteatrit dhe sistemimin e familjeve që banojnë në këto godina", - tha Terpo, i cili nënvizoi se "kjo do t i hapë rrugë zbatimit të një projekti ambicioz të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve". Në vitin 2004, Bashkia e qytetit largoi nga muret e kalasë të gjitha lokalet pa leje dhe pas pastrimit dhe instalimit të sistemit të ndriçimit krijoi disa mjedise çlodhëse pranë tyre. Drejtoria e Ateliesë së Monumenteve me qendër në Durrës ka nën juridiksionin e saj 36 monumente historike nga Peqini në jug deri në komunën e Ishmit në veri.
Ky lajm është publikuar: 18/10/2008