Durrësi, në një vëllim të dytë arkeologjik
Një grup studiuesish dhe arkeologësh shqiptarë dhe italianë, që drejtohen nga prof. Afrim Hoti, kanë përgatitur vëllimin "Dyrrachium II", pjesa e dytë e botimit shkencor me të njëjtin emër. Në këtë vëllim janë përfshirë përfundimet e gërmimeve "të emergjencës" të periudhës 2001-2007 në qytetin antik të Durrësit.
"Vëllimi "Dyrrachium II" përmbledh artikuj shkencorë mbi stratigrafinë e farit të zbuluar tre vjet më parë në qendër të qytetit; statujën e Tellusit (Gea) e zbuluar gjatë hapjes së themeleve të një pallati, gjendjen e sotme të fortifikimeve të Durrësit dhe mermerët e muzeut arkeologjik të qytetit", shprehet prof. Afrim Hoti. Vëllimi ka 160 faqe dhe është shkruar në gjuhën italiane. Këta artikuj janë përkthyer shqip tërësisht ose pjesërisht. "Dyrrachium II" mbyllet me shkrimin "Vizion mbi të ardhmen urbanistike të Durrësit", autorë të së cilit janë specialistët Sara Santoro dhe Barbara Sassi, të Universitetit të Parmës (Itali) dhe Afrim Hoti. Në vëllimin e dytë të këtij botimi shkencor kanë paraqitur studimet e tyre arkeologët shqiptarë dhe italianë: Adrian Anastasi, Brikena Shkodra, Elvana Metalla, Bonazzi, Lazzarini, Martini, Montana, Monti Pavia, Shehi dhe Buzo. Vëllimi do të publikohet nga shkolla arkeologjike italiane e Athinës, e cila botoi shtatorin e kaluar vëllimin e parë të kësaj vepre, që i kushtohej amfiteatrit të Durrësit. Kjo vepër do të plotësohet me dy vëllime të tjera, ku do të pasqyrohet puna e arkeologëve shqiptarë dhe të huaj në qytetin antik të Durrësit.