Elbasan, zgjidhet konflikti i shkollës me dy emra
Një shkollë nëntëvjeçare në qytetin e
Elbasanit ka së paku pesë vjet që
mban dy emra dhe dy buste. Nga
momenti që është themeluar, rreth 50 vjet
më parë, ajo ka mbajtur emrin e heroit
të "LANÇL", Thoma Kalefi, si dhe bustin
e tij. Pesë vjet më parë, Këshilli Bashkiak
i Elbasanit do t‘i vendoste emrin e patriotit
elbasanas, Ali Agjahu, duke e motivuar
këtë se godina ishte bërë dhuratë prej
tij. Ndërsa vendimi për ndërrimin e emrit
është pranuar pa shumë debate publike.
Ende dhe sot, jo vetëm që thërritet
"Thoma Kalefi", por dhe busti i tij vazhdon
të qëndrojë para hyrjes kryesore për nga
bulevardi i "Namazgjasë". Këshilli
Bashkiak ka vendosur dje që të nderojë
më titullin e lartë "Qytetar Nderi" njeriun
që fali këtë godinë për shkollë, Ali
Agjahun. "Një titull nderi s‘ka si të
qëndrojë krahas një emri dhe busti tjetër",
janë shprehur këshilltarët republikanë.
Ndërsa titulli për Agjahun është dhënë
me konsensus të të gjithë këshilltarëve
dhe është marrë edhe një vendim jashtë
rendit të ditës së këtij këshilli. Busti i
"Thoma Kalefit" do të hiqet për t‘u
vendosur në një shesh të qytetit, pasi të
ketë ardhur propozimi nga Shoqata e
Veteranëve të Luftës.