E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi, deri tani nuk janë përcaktuar shkaqet e zjarrit



TIRANË - Në zonën e kompanisë hidrosanitare “Henry sh.p.k.”, një ditë pas zjarrit të madh, ndjehet ende ajri i rëndë i djegies së plastikës, ku zjarri gjigant shkaktoi miliona euro dëme në magazinën e kësaj firme. Dje në vendngjarje ka qenë vetëm një makinë zjarrfikëse, e cila ka shuar pjesën e mbetur të flakëve.
Zjarri i fuqishëm që përfshiu magazinat e kompanisë “Henry sh.p.k” ka lënë pasoja shkatërruese, flakët e mëdha që nxinë qiellin janë zëvendësuar nga hiri i pajisjeve hidrosanitare që ishin brenda në magazinë. Zjarri gjigant i dy ditëve më parë ka sjellë panik të madh te njerëzit, ndërsa zjarrfikësve nga Tirana, Durrësi, Kruja e Lezha u janë dashur rreth 5 orë luftë me flakët për t’i shuar. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë edhe forca të shumta policie dhe një grup hetimor për të nxjerrë shkaqet që ka shkaktuar miliona euro dëme, por ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental. Përfaqësues të kompanisë “Henry sh.p.k.”, të shokuar nga shkatërrimi i biznesit të tyre, nuk e kanë publikuar ende vlerën reale të dëmit, por kanë deklaruar se llogaritet me miliona euro. Ngjitur me magazinën e kompanisë “Henry sh.p.k.” është edhe magazina e firmës “Agro Plant”, që merret me prodhimin e tubave plastikë dhe sipas zjarrfikësve, nëse zjarri i favorizuar nga era do të përhapej më shumë, pasojat do të

3 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›