Durrësi përmbytet nga shiu, kaos në të gjitha rrugët
Pak orë reshje të furishme mjaftuan për të kërcënuar Durrësin nga vërshimet e ujit.
DURRES/ OERD ULQINI
Reshjet e shiut të rëna gjatë të gjithë natës të së enjtes dhe paradites së djeshme shkaktuan përmbytje masive në çdo skaj të qytetit. Rrugët janë kthyer në lumenj, ndërsa disa prej shesheve kryesore i ngjanin liqeneve artificiale. Këto reshje qershori nxorën në pah dobësitë e sistemit kullues të qytetit, i cili në 15 vjet e ka pesëfishuar popullsinë e tij, si pasojë e dyndjeve demografike. Shirat dhe llumi që rrëshqiste nga Kodër-Vila ka vërshuar furishëm rrugëve të qytetit, duke bllokuar trafikun e makinave dhe kalimin e këmbësorëve. Situata është paraqitur mjaft alarmante në periferi, kryesisht në lagjet e Shkozetit, Plazhit, Spitallës, por vështirësi të mëdha janë dalluar edhe te stacioni i trenit dhe sheshe të tjera në qendër të qytetit. Trotuaret kanë qenë të pakalueshme për shkak të ujit që arrinte deri në katet e para të pallateve. Problemet e sistemit të vjetër kullues, të mungesës së investimeve dhe të dëmtimit të rrjetit ekzistues nga ndërtimet informale, e kanë bërë Durrësin mjaft të ekspozuar ndaj rrezikut të përmbytjeve. Situata është përmirësuar vetëm pas ndërprerjes së reshjeve, pasi kapaciteti kullues është thuajse i papërfillshëm për normalizimin e saj. Disa prej banesave apo dyqaneve që ndodhen në bodrume apo katet e para të ndërtesave, në zona të ndryshme janë përmbytur dhe në ndihmë kanë shkuar zjarrfikëset, të cilët kanë tentuar të largojnë ujin me pompa thithëse. Ndërkohë në Portin e Durrësit, si pasojë e erës së fortë dhe reshjeve të shiut është pezulluar puna në të gjithë sektorët. Burime nga Kapitaneria njoftojnë se si pasojë e kohës së keqe kanë hasur vështirësi në lundrim edhe tragetet e linjës Bari-Durrës. Megjithatë nuk është anuluar lundrimi i tyre, duke bërë që të katër tragetet e linjës të vazhdojnë normalisht lëvizjet në të dy anët e Adriatikut. Pritet që e njëjta situatë të përsëritet dhe në ditët e ardhshme, pasi parashikohet vazhdim i reshjeve të shiut në një mot të paqëndrueshëm.
Shirat dëmtojnë të mbjellat
GJIROKASTER – Shirat e rënë 24 orët e kaluara në Qarkun e Gjirokastrës kanë dëmtuar sipërfaqe të konsiderueshme me të mbjella me frutikulturë. Më të goditura kanë qenë fshatrat në rrethin e Tepelenës dhe Gjirokastrës ku fermerët kanë pësuar humbje të mëdha. Në zonat fushore të krahinës së Lunxhërisë dhe të Krahësit në rrethin e Tepelenës, të mbjellat e stinës janë dëmtuar totalisht duke krijuar një situatë të pashpresë për fermerët e zonave në fjalë për të vjelë frytet e punës disamujore. Një dëm të konsiderueshëm kanë pësuar pjepri dhe shalqinjtë ku kanë pasur fazën e zhvillimit. “Kjo është periudha më delikate për frutat dhe perimet e stinës që rriten në fusha dhe jo ambiente të mbyllura si serat”, shprehet një prej agronomëve të vjetër, Faslli Nurja.