Pirsing, 80% e të rinjve s’dinë pasojat
Rreth 80% e të rinjve dhe 60 % e të rejave në vendin tonë nuk e kanë fare idenë se cilat janë pasojat e pirsingut (shpimit të lëkurës). Këtë bën me dije Drejtoria e Higjienës në kryeqytet.
Por sëmundjet mund të jenë të shumta e disa prej tyre deri në vdekje. Hepatitet A, B, C dhe deri virusi HIV janë disa prej këtyre sëmundjeve, për të mos folur për një sërë infeksionesh të tjera. Departamenti i promocionit në Drejtorinë e Shëndetit Publik ka bërë apel adoleshentëve që të jenë mjaft të kujdesshëm. “Në kushte korrekte e vetmja mënyrë për të evituar infeksionin është që shpimi të bëhet me mjete sterile dhe nga persona të specializuar”, shprehen specialistët. Sipas tyre, edhe ambienti ku bëhen pirsing duhet të jetë i përshtatshëm dhe me kushte të mira higjieno-sanitare.”Për të evituar infeksionet duhet të zbatohen mirë rregullat e dezinfektimit (përdorimi i betadinës, larja me ujë të ngrohtë dhe sapun) dhe ndërrimin e shpeshtë të biankerive që bien në kontakt me vendin ku është bërë shpimi”, sqarojnë specialistët e Drejtorisë së Higjienës.