Fier, 250 divorce për 5 muaj
Në 250 ka shkuar numri i çështjeve civile, të cilat janë regjistruar pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Fier nën zërin e divorcit.
Ky numër i takon vetëm periudhës për 5-mujorin e parë të vitit 2008. Kjo shifër është cilësuar si tepër alarmante po të shohësh të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Gjykatës Fier, janë plot 160 divorce, të cilat gjyqtarët i kanë firmosur deri më tani, ndërkohë që janë në procedim gjithë çështjet e tjera. Motivet dhe arsyet që çojnë një çift drejt divorcit janë të shumta dhe nga më të ndryshmet. Avokati Lluka Zani deklaron se, ndër motivet më të shpeshta janë vështirësitë ekonomike që karakterizojnë familjet, që shkojnë drejt divorcit. Ekonomia e dobët dhe mosplotësimi i kushteve minimale të jetesës i shtyn shumicën e çifteve të kërkojnë prishjen e kurorës. Por nuk duhet lënë pa përmendur edhe arsyeja sunduese e njëri prej bashkëshortëve, ajo që i shtyn kryesisht gratë të kërkojnë divorcin. Edhe emigracioni dhe qëndrimi larg i njërit bashkëshort është një tjetër faktor dominant në ndarjen e çiftit.