Krimet e Rënda rrëzojnë kërkesën e Sefgjinit për gjykatën kompetente
TIRANE - Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi dje kërkesën e mbrojtësit të Arben Sefgjinit, kreut aktual të Tatimeve për të shqyrtuar në Gjykatën e Tiranës dosjen në ngarkim të klientit të tij.
Avokati mbështeti këtë kërkesë në faktin se në vitin 1997 është amnistuar vepra penale e torturës. Sipas mbrojtësit, tashmë mbi klientin e tij rëndonte vetëm akuza e rrëmbimit të personit, për të cilën në këtë çështje kompetencën territoriale e ka gjykata e kryeqytetit. Trupi gjykues, pas kësaj u tërhoq për vendim dhe shpalli pak minuta më vonë se kjo kërkesë është paraqitur në një moment jo të duhur procedural, dhe si e tillë rrëzohet pasi tashmë ka kaluar faza e kërkesave të tilla. Në një moment tjetër të seancës së djeshme kolegji penal pesëanëtarësh legjitimoi avokatin Artan Kodheli si mbrojtës të të pandehurit Budjon Meçe, i cili prej disa muajsh ndodhet në gjendje kome në Spitalin Ushtarak. Gjykata vlerësoi të ligjshme prokurën me të cilën motra e të akuzuarit kishte pajisur avokatin Kodheli, ndërsa njohu palët me faktin se nuk është konfirmuar fakti nëse Meçe ka marrë apo jo dijeni për procesin që po zhvillohet në ngarkim të tij. E ndodhur përballë këtij fakti gjykata vendosi të caktojë ekspertë mjeko-ligjorë, të cilët do të përcaktojnë nëse Meçe është në gjendje apo jo të marrë njoftimin për procesin në të cilin ai është i pandehur. Në fund të seancës, gjykata shpalli me vendim të ndërmjetëm se seancat e këtij procesi do të jenë çdo të premte në orën 09:30 të minuta. Arben Sefgjini, ish-drejtori i SHIK për degën e Tiranës, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve; Ilir Kumbaro ish-kreu i SHIK në drejtorinë qendrore; Avni Koldashi ish-shef i bazës së vëzhgimit dhe Budjon Meçe, ish-inspektor, janë marrë nën përgjegjësi penale për “torturë” dhe “rrëmbim personi me pasoja të rënda”, vepra penale të konsumuara në tetor të vitit 1995 tre herë nga secili i pandehur. Ndërkohë tre viktimat e kësaj dosjeje janë biznesmeni shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, kosovari Avdyl Loshaj dhe minoritari Ziso Kristopulli. Nëse të pandehurit gjenden fajtorë për këto akuza, sipas ligjeve në fuqi rrezikojnë dënime që të shkojnë deri në burg të përjetshëm. Aktualisht të pandehurit mbajnë qëndrime mohuese ndaj akuzës, ndërsa pretendojnë se procesi në ngarkim të tyre ka prapavijë politike. fa.ma.