Rreziku, Arjan Selimi 26 ditë në grevë urie
TIRANE - Arjan Selimi, kreu i "Kompas" refuzoi dje të dilte nga qelia e tij në burgun 313 për të shkuar në Spitalin e Burgjeve, pasi autoritetet e institucionit të
paraburgimit vunë re përkeqësim të shëndetit të tij për shkak të grevës së urisë, që ka hyrë në ditën e 26-të. Burime pranë të dënuarit pohojnë se, prej dy ditësh ai nuk ka shkuar as në banjë, ndërsa dje refuzoi të transportohej për në Spitalin e Burgjeve edhe pse iu bë e ditur se mund të shoqërohej forcërisht. Greva e Selimit ka sjellë dje edhe reagimin e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut. Në një deklaratë publike të bërë dje nga avokati i GSHDNJ-së, Genci Terpo, Selimi i dënuar me 16 vjet nga Krimet e Rënda, ndërsa Apeli i uli dy vite burg, pretendon se mënyra se si vepruan të dy gjykatat në rastin konkret janë cilësuar si veprime në kundërshtim të hapur me ligjin procedural dhe material penal. "Togat e zeza në shqyrtimin gjyqësor sipas Selimit rezultojnë të kenë qenë shpesh të njëanshme, vetëm në dëm të interesave të të pandehurve, duke rrëzuar kërkesa ligjore dhe të mbështetura, sikundër janë kërkesat për marrjen dhe pranimin e provave nga ana e mbrojtësve", pohoi dje avokati Terpo, i cili më tej tha se gjykatat kanë zhvilluar një procedim haptazi në kundërshtim me ligjin, pasi në këtë proces ata kanë shkelur parimin e "ndalimit të dënimit dhe gjykimit dy herë për të njëjtën vepër penale". Sipas tij, konkretisht ndaj të pandehurit Petraq Avrami, i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Selimit në kryerjen e krimit, pasi Avrami është gjykuar në Itali dhe vendim ka marrë formë të prerë. Shkelja tjetër në këtë proces është edhe fakti që dënimi i Avramit është shfrytëzuar si element për të dënuar edhe Selimin. Më tej avokati Terpo pohoi se, Selimi ka bërë kërkesë për të pranuar gjykimin e shkurtuar por togat e zeza ia mohuan pa bazë ligjore. Veç kësaj, Selimi në përgjime cilësohet nga ekspertiza e zërit si person i mundshëm që mund të ketë folur në këto biseda. Ekspertizë ishte edhe prova më e fortë e akuzës në të cilën pretendohej se Arjan Selimi ishte personi që kishte folur. "Arsyeja e ngujimit të Selimit tashmë në ambientet e burgut 313, ka të bëjë përgjithësisht me faktin që ai kërkon që çështja e tij të gjykohet sa më shpejt nga Gjykata e Lartë, në një kohë që ai bën gati 4 vjet qëndrim në paraburgim. "Për më tepër ai ka kërkuar që përfaqësues të institucioneve të ndryshme të shtetit ta vizitojnë në qeli në mënyrë që t'iu paraqesë më hollësisht pretendimet e tij, por deri më sot që është dita e 26 e grevës së tij të urisë asnjë zyrtar s'ka kontaktuar me të. Situata e tij tashmë është jashtëzakonisht e rënduar pasi ka vendosur të vetëflijohet në pamundësi të kontaktimit me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë apo të strukturave kompetente që garantojnë punën e gjyqësorit", përfundoi Terpo. fa.ma.