Durrësi pushtohet nga muzika “Country”
Tingujt e muzikës “Country”, shpërthejnë duke korrur duartrokitje të shumta në Bashkinë e Durrësit.
“The Ranchhands”, njëri prej grupeve më të njohura të muzikës “Country” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zbarkuar në Durrës, qytet në të cilin ka nisur edhe aventura shqiptare, e kompleksit të famshëm. Ardhja e muzikantëve amerikanë në qytetin bregdetar, ka mbledhur në bashki autoritetet më të larta vendore. Artistët e huaj u shprehën mjaft të kënaqur për këtë pritje spektakolare, që u rezervoi Durrësi. Turneu shqiptar i këtij grupi amerikan do të zgjasë tri ditë. Pasi të kenë përfunduar koncertin e tyre në shëtitoren bregdetare “Taulantia”, muzikantët e njohur amerikanë do t’i drejtohen Vlorës dhe Tiranës. Kryebashkiaku, Vangjush Dako, deklaroi në takim se, “Bashkia e ka mbështetur këtë grup për arsye të vetë rrymës muzikore të veçantë që ai ka në repertor”. Dako vijoi më tej se, “në vazhdimësi të sezonit veror grupe të tilla të famshme muzikore nga SHBA, por edhe evropiane do të vijnë në Durrës për të kënaqur artdashësit dhe pushuesit e shumtë”. Nga ana e tyre pjesëtarët e grupit amerikan kanë falënderuar kryebashkiakun e Durrësit për mikpritjen dhe kanë shprehur konsideratat e tyre tepër pozitive për një qytet si Durrësi, të cilin ata e cilësuan si tepër të veçantë. Më pas kanë kënduar “live” një këngë nga repertori i tyre, duke korrur duartrokitjet e të gjithë të pranishmëve. Grupi amerikan “The Ranchhands” përbëhet nga Mickey Kennedy, Chris Tedesco, Charlie Chamberlain, Avery Gardner dhe Emmet Stallings. Ata janë nga Tenesi, SHBA dhe kanë disa ditë që kanë ndërmarrë një tur evropian me këngët e tyre të rrymës “Country”. Turneu i “The Ranchhands” në Evropë do të zgjasë shumë. Pasi të kenë mbaruar koncertet në Shqipëri ata do të nisen në Francë, Lituani dhe Bosnjë-Hercegovinë ku janë parashikuar koncerte në mesin e muajit korrik. Ardhja e grupit të njohur “The Ranchhands” në Shqipëri u mundësua falë mbështetjes financiare të ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe Bashkisë së Durrësit. Muzika “Country”, e cila ka lindur dhe kultivohet me shumë sukses në Shtetet e Bashkuara është mjaft e kërkuar në Evropë, për vetë ritmet karakteristike që ajo i përcjell publikut.