Maqedonia, riafirmohet fituesja shqiptare, BDI
Parlamenti maqedonas plotësoi të gjitha vendet e tij pas rivotimit të tretë në disa zona ditën e diel, kryesisht në zona shqiptare pa mundur të ndryshojë asgjë.
Votimi nuk ndikoi në ndryshimin e rezultateve paraprake që u shpallën pas rivotimit të 15 qershorit, por afirmoi edhe një herë 6 ulëset e mbetura bosh për shkak të parregullsive në disa zona zgjedhore në zgjedhjet që u cilësuan si më të këqijat në historinë 17-vjeçare të shtetit maqedonas. Në Maqedoni, në 15 qendra votimi procesi zgjedhor është zhvilluar në atmosferë të qetë. Në votime kanë dalë rreth 50 për qind nga afër 14.500 qytetarë me të drejtë vote. Rezultatet flasin për një fitore të VMRO-DPMNE-së dhe të BDI-së nga partitë shqiptare. “VMRO-DPMNE fitoi 63 vende të deputetëve, ‘Dielli’ 27, BDI 18, PDSH 11 dhe PAE 1 deputet”, ka njoftuar kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Jovan Josifovski. Rivotimi u zhvillua pa probleme serioze dhe incidente, përveç në fshatin Bojanë të komunës së Sarajit, ku në dy vendvotime, për shkak të parregullsive, u ndërpre përkohësisht votimi. Ambasadori i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere, edhe njëherë ka kërkuar nga qeveria që të ndëshkojë të gjithë autorët e dhunës në procesin zgjedhor në Maqedoni, i cili ka filluar më 1 qershor.