E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kufizimet e energjisë nga remontet”

Në shumë zona të Tiranës janë rikthyer kufizimet e energjisë elektrike. 

 Kjo, sipas kreut të KESH-it, Gjergj Bojaxhi, ka ndodhur si pasojë e remonteve dhe jo sepse nuk ka energji për të furnizuar konsumatorët. Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë verë KESH ka siguruar energji të mjaftueshme për furnizimin me energji të konsumatorëve. Niveli i ujit në Fierzë është mbi 290 metra, ndërkohë që korporata ka siguruar edhe importin e energjisë. Por punimet në nënstacione dhe linjat e tensionit të lartë janë bërë shkak që ndërprerjet e energjisë të aplikohen sërish në disa zona të kryeqytetit. Për pasojë energjia ka munguar dy deri në tri orë në ditë, ndërkohë që nga dita e diel grupet e punës të operatorit të shpërndarjes së energjisë kanë nisur ndërprerjen e furnizimit me energji për konsumatorët debitorë. Ky aksion është shtrirë në qytetet kryesore të vendit.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›