Ne, marinsat amerikanë që stërvitim komandot e Zall Herrit
Kanë “zbarkuar” në Zall Herr para dy muajsh dhe stërviten me komandot që shërbejnë jashtë vendit. Demonstrojnë çdo ditë me kredon për përftimin e kualiteteve antiterror dhe ndjehen si në shtëpinë e tyre.
AFRIM IMAJ
Dhjetë “Rambot” e specialeve amerikane Michael Mullis, Michael Dejarnette, Mark Cochis, Robert Ta’a, Chris Christoff, Oai Pham, Mike Masa, Felix Troch, Gerry Laliberte dhe Mariano Camacho kanë javë të tëra që drejtojnë operacionet “Elita Komando ’08". Mjaft prej tyre vijnë për herë të parë në vendin tonë. Ka ndër ta që kanë qenë më parë. Një pjesë janë njohur me komandot në Mosul, ku kanë shërbyer bashkërisht në frontin e luftës antiterror. Veçoria e profesionit si misionarë të paqes në zonat e nxehta e në konflikt, i ka lidhur në një farë mënyre shpirtërisht me Shqipërinë dhe shqiptarët. Demonstrimet “Elita komando 08” janë vetëm një pjesë e operacioneve të tyre të përbashkëta. Stërvitja me “Beretkaltrit” shqiptarë që do të shërbejë në Çad në përbërje të forcave të Këshillit të Sigurimit, ka qenë një aspekt tjetër i misionit të tyre me komandot e Zall Herrit.
Demonstrimi
Ritëm, gjallëri, spektakël. Me këto pamje kanë filluar që ditën e parë operacionet “Elita komando 08” me protagonistë marinsat amerikanë. Zall Herri e ka humbur në një farë mënyre profilin e qendrës urbane. Gjithçka në kodrinat e tij i ngjan një amfiteatri ku përsëriten çdo çast skenat e reagimeve energjike ndaj terrorit, krimit, vandalizmit dhe përballimit të krizave ndëretnike. Dinamika e ushtrimeve i kanë dhënë zonës diçka nga imazhet e Kabulit, Bagdadit, Mosulit, Bosnjës, Gjeorgjisë ku dita-ditës forcat ushtarake të paqes përballen me detashmentet që vazhdojnë të dhunojnë liritë e njerëzve. Janë marinsat amerikanë ata që kanë ideuar këtë “regji” spektakli të veçantë e interesante. Ata nuk dinë vetëm të komandojnë, por ushtrohen bashkërisht me komandot. Drejtojnë duke vepruar. Demonstrojnë të parët, pastaj ftojnë të tjerët të veprojnë së bashku me ta. Shumëkush prej tyre ka sjellë në këto demonstrime përvojën e vet, kualitetet dhe të veçantat e aftësive reaguese si forca antiterror. Mjaft prej tyre kanë ardhur këtu drejtpërdrejt nga fronti i përballjes me terroristët në Irak e Afganistan, vijnë nga misionet paqeruajtëse në zona të ndryshme të globit. Standardet që kërkojnë të përmbushin në Zall Herr i përkasin cilësive të reja, që mishëron vetë misioni i tyre në kushtet aktuale. Prandaj këmbëngulin për të sjellë situata kritike dhe reagime energjike ndaj tyre. Bllokimi dhe asgjësimi i grupeve kriminale, çlirimi i pengjeve, mbrojtja e qytetarëve nga sulmet terroristëve në qytet janë disa nga demonstrimet më spektakolare të “Elita komando 08”. Përtej kontributit të tyre, suksesi për marinsat amerikanë, është meritë e nivelit dhe përkushtimit të lartë të “Beretkaltërve” të Zall Herrit. Shefi i tyre, Michael Mullis, shprehet se është komode të ushtrosh komandot shqiptare. Aftësitë e tyre profesionale janë vetëm një aspekt i kësaj lehtësie. Mënyra e stërvitjes, pjesëmarrja në misionet jashtë shtetit, testet e larta fizike, vlerësohen nga ai një avantazh i jashtëzakonshëm në përmbushjen e suksesit.
Çadi, sfida e radhës
Çadi, zona e trazuar në thellësi të kontinentit afrikan do të jetë destinacioni i ri i komandove. Dhjetë javë me radhë marinsat amerikanë kanë bërë trajnimin e trupave që do të nisen me mision atje. Stërvitja speciale, demonstrimet parapërgatitore, kryerja e testeve profesionale dhe të ushtruarit për përshtatjen me klimën e vendit afrikan, kanë qenë disa nga objektivat e këtij trajnimi. Nënkolonel Mullins, shefi i ekipit të tyre, ka drejtuar nga afër tërë dinamikën komplekse të përgatitjes së “Beretkaltërve” që do të nisen së shpejti në kontinentin e largët. I gjendur në Zall Herr pas një shërbimi disamujor në Çad, ai e ka pasur të lehtë orientimin e stërvitjes me komandot në përshtatje me veçoritë e misionit të ri. “Fillimisht jemi përqendruar në stërvitjen për të fituar standardet e nevojshme, pastaj jemi fokusuar te trajnimi intensiv me përparësi ushtrimet nën stres, për të vijuar me përgatitjen psikologjike sipas veçorive që paraqet situata në rajonin e Çadit”, thotë Mullins. Temat që lidhen direkt me misionin e ri si “shoqërimi i konvojeve”, “organizimi i pikës së kontrollit” dhe “shpërndarja e ndihmave” kanë qenë çështjet që janë përpunuar me përparësi nga marinsat amerikanë. Tashmë, shtojnë ata, çdo gjë është gati dhe pritet vetëm urdhri që kontingjenti i komandove të nisë sfidën e radhës në operacionin paqeruajtës në Çad, së bashku me trupat e tjerë të Kombeve të Bashkuara.
Mbresat
“Si në shtëpinë tonë!” Është ky reagimi i parë i specialëve amerikanë pas interesimit për mënyrën si ndjehen mes komandove të Zall Herrit. Mbresat e tyre kanë të gjitha një emërues të përbashkët: Mikpritjen! Pastaj shumëkush prej tyre veçon mbresat e veta që nga natyra tek ushqimi, traditat, historia etj.
“Keni një vend shumë të bukur me njerëz të ngrohtë e miqësor. Këtu çdo njeri që të takon të trajton si mik të vjetër. Më ka bërë përshtypje historia dhe mënyra si shqiptarët e kuptojnë atë. ...”, shprehet Michael Dejarnette, njëri prej “Rangerave”, i cili ka shërbyer gati në tërë kontinentet. Ndërkaq, Robert Ta’a, marinsi me origjinë vietnameze e vlerëson vendin tonë si një oaz larg stresit e lodhjes. Mesa duket qetësia orientale që mbart me vete, e gjen veten të ringjallur në mjedisin e gjelbërt të Zall Herrit. “Ajo që do të theksoja më shumë, është miqësia e njerëzve, afrimiteti dhe respekti ndaj nesh”, përmbyll Roberti.
Njëri ndër ta pretendon se ka arsye më shumë se të tjerët të ndjehet si në shtëpinë e vet. “Unë jam nga Porto-Riko, struktura malore dhe plazhet e Shqipërisë, më kujtojnë vendin tim. Po kështu sjelljet e njerëzve dhe mënyra si e shprehin atdhedashurinë ushtarakët. Kam stërvitur ushtarë në shumë vende, por atë që kam parë te komandot e Zall Herrit, nuk e kam përjetuar askund”, shprehet Felix Troche. Felix shton se, ka marrë pjesë në dasmën e togerit Altin Vladi dhe është mrekulluar nga ritet që ka parë atje. “Gjithçka e papërsëritshme, mënyra si filloi dasma, ardhja e krushqve, ceremonia, djegia e shamisë së beqarit, dollitë, vallet, vështirë se mund të përjetohen tjetër...”, kujton ai.
Mark Cochic, marinsi nga Panariti
Mark Cochic, është njëri nga marinsat amerikanë që trajnojnë “Beretkaltrit” e Zall Herrit. “I’m Albanian”. Kjo është fjala e parë që të thotë sa takohesh me të. Është vërtet shqiptar, pavarësisht se nuk di të flasë shqip. Madje, shprehet se, ndjehet krenar për origjinën e tij. “Jam nga Panariti i Korçës”, thotë në anglisht dhe shpjegon se gjyshi i tij ka emigruar në SHBA në vitet ‘30. Ai ka lindur atje, por asnjëherë nuk e ka harruar origjinën e tij. “Gjatë kësaj periudhe kam vizituar gati tërë Shqipërinë”, thotë Marku dhe kam vënë re që njerëzit janë shumë miqësor e të sinqertë. Sa marrin vesh origjinën time më përqafojnë të gjithë. Ndihem fiks si në vendin tim. Jam në vendin tim...”
Për Mark Cochic, marinsin nga Panariti, origjina është një arsye më shumë për t’u lidhur shpirtërisht me “Beretkaltrit” e Zall Herrit. “Do të isha i lumtur, shumë i lumtur të isha pjesë e trupës së tyre”, vijon ai.