E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndarja e prindërve dhe nota,shkaqet e vetëvarjes

19/02/2005  Prokuroria e Tiranës, ka filluar dje hetimet lidhur me vetëvarjen e 11-vjeçares Joana Rajdho. Sipas hetuesve të këtij institucioni, dy shkaqet e vetme që mendohet ta kenë çuar drejt vetëvrasjes 11-vjeçaren, janë problemet familjare ta ndarjes së prindërve dhe nota negative në mësime të cilën vajza e kishte marë pak ditë para veprimit fatal. Hetuesit thanë se gjatë verifikimit të vendit të ngjarjes, nuk kanë mundur të gjejnë ndonjë mesazh të vajzës, lidhur me shkaqet e vetëvrasjes së saj. Burimet nga organi i hetimit, thanë se janë duke verifikuar mundësinë e ndikimit të personave të tjerë në aktin e vajzës 11-vjeçare. “në të kundërt sipas procedurës ligjore Prokuroria mbyl dosjen, për mungesë shkaqesh ligjore”, thanë burimet e hetimit. Sipas tyre ende nuk është zbuluar apo vertetuar se persona të tjerë apo fondacione të caktuara të kenë ndikuar në aktin që solli vdekjen e vajzës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›