Veriu po kthehet në burim trafiku
19/02/2005 Workshop për trafikimin e njerëzve dhe prostitutave nga Veriu
SHKODËR – Femra të trafikuara për qëllime prostitucioni, organizim të paligjshëm kufiri, nuk janë më thashetheme "gojësh të liga", por realitet i dhëmshëm i qytetit mijëravjeçar të Shkodrës. E pikërisht lufta në front të gjerë kundër trafikimit të qenieve njerëzore ka qenë tema e ë---orkshopit të organizuar dje nga organizata “Dimension Human” dhe e ndihmuar nga shoqata “Gruaja intelektuale shkodrane". Në këtë workshop morën pjesë përfaqësues të shoqatave të ndryshme, të cilat kishin kohë që e trajtonin këtë problem, përfaqësues të policisë Shkodër dhe të Malit të Zi, që merreshin direkt me luftën kundër këtij trafiku.
Takimi
Drejtoresha ekzekutive e “Dimension Human”, Donika Selimi, si dhe Zenepe Dibra, përfaqësuese e ”Gruaja intelektuale shkodrane” kanë theksuar se rezultatet e studimeve kanë nxjerrë se pas vitit 2000 drejtimi i trafikut ka ndryshuar, rrjedha e tij, sipas tyre, para disa vitesh ishte Mali i Zi-Shqipëri–Itali ose Greqi dhe tani ka marrë linjën Shqipëri–Mali i Zi dhe Shqipëri-Kosovë. Sipas të dhënave, trafiku i qenieve njerëzore me qëllim përfitimi, megjithëse po punohet intensivisht në të dyja krahët e kufirit, jo vetëm që nuk është ndalur, por ka gjetur edhe forma të tjera që, me sa duket, janë më të sofistikuara dhe policia e të dy shteteve akoma nuk ka gjetur mjetin e duhur për të gjetur e luftuar mënyrat e trafikantëve. Kjo ka ardhur edhe si pasojë e lidhjeve të forta që kanë trafikantët shqiptarë më rrjetin e trafikantëve në Mal të Zi, Serbi si dhe me sistemet doganore në të dyja anët e kufirit. Sipas znj.Selimi, aktiviteti i paligjshëm i trafikimit ka filluar në vitet '92-'93, kohë kur mungonte legjislacioni për trafikimin e qenieve njerëzore dhe ishte pikërisht ky vakuum ligjor, që u shfrytëzua duke futur këtu edhe pozitën gjeopolitike të vendit tonë, që lejonte kalimin tranzit drejt perëndimit të shtetaseve lindore nga Rumania, Moldavia, Rusia dhe Bullgaria, të cilat, pasi hynin në vendin tonë, qëndronin në familjet e disa trafikantëve dhe më pas përcilleshin me gomone në drejtim të Italisë. Sipas studimeve, vitet '97-'98 patën numrin më të madh të femrave të trafikuara, pasi ishin vitet më të vështira për Shqipërinë.
Fenomeni
Fenomene të tilla, si shfrytëzimi i prostitucionit dhe trafiku i qenieve njerëzore kanë bërë që familjet shqiptare ta humbin besimin ndaj qeverisë, organeve të rendit si dhe të organeve gjyqësore. Puna e dy shoqatave në lidhje me ndihmesën për ndalimin e trafikimit nuk është kufizuar me aktivitetet parandaluese në shkollat e ndryshme të vendit si në Shkodër, Pukë, Kukës e Fushë Arrëz, në botime e shpërndarje posterash, në këshillime të të trafikuarave, por ata kanë institunacionalizuar bashkëpunimin e tyre me policinë, Gjykatën, Prokurorinë, OJF dhe pushtetin lokal në mënyrë që t'i bëhet një luftë frontale trafikut të qenieve njerëzore, pasi rrethi i Shkodrës si një vend kufitar është dalluar për një aktivitet të tillë kriminal. Gjithnjë portat hyrëse dhe dalëse janë Hani i Hotit, Muriqani, por edhe në pjesën verilindore të Morinit etj. Kalimi i këtyre pikave kufitare po bëhet i mundur pikërisht nga strategjitë e reja të trafikantëve, të cilët po arrijnë të sigurojnë dokumenta të rregullta apo të paligjshme që lejojnë hyrjen në vende të tjera nëpërmjet rrugëve ajrore, detare apo tokësore. Një mënyrë tjetër e kalimit të paligjshëm është edhe shfrytëzimi i autobusëve turistikë për kalimin e kufirit. Edhe pse veriu i Shqipërisë nuk është cilësuar si vendburimi, por vetëm tranzit, nga të dhënat e nxjerra duket se tashmë "portat" e dikurshme kanë ndërruar, duke u kthyer dhe në një vend burimi dhe shfrytëzimi prostitucioni dhe trafiku qeniesh njerëzore
Prifti ngul kryqe për të trafikuarat
Në fshatin Blinisht, të Zadrimës, një prift ka vendosur 11 kryqe për 11 vajza të zhdukura nga ky fshat dhe tri prej këtyre vajzave janë të spërkatura me bojë të kuqe si shenjë e kthimit të trupave të tyre pa jetë në atdhe. Në muajin nëntor–dhjetor 2004, janë kthyer nga perëndimi dy vajza të trafikuara dhe janë kapur 7 tutorë të tyre. Rastet e trafikimit të vajzave vendase sipas të dhënave të policisë nga fshatrat e Malësisë së Madhe, janë shumë të vogla. Vendqëndrimi i viktimave të trafikimit në fshatrat e këtij rrethi ka shkaktuar probleme sociale midis të rinjve, ku ka pasur edhe incidente të ndërhyrjes në problemet e rrjetit të trafikantëve. Në fund të 2003, janë kthyer në atdhe 6 vajza nga fshatrat e Shkodrës, të cilat ishin mashtruar nëpërmjet martesave me trafikantët. Në maj të 2003 në pikën kufitare të Muriqanit ka pasur trafikime të hapura të vajzave dhe vetëm në dy raste është bërë denoncimi. Organizatoret e workshopit theksojnë se plotësimet e kuadrit ligjor në shkurt të 2004 janë për t'u lavdëruar, por mënyrat e zbatimit dhe të dënimit lënë ende për të dëshiruar.
Antitrafiku, në 2004 vetëm 12 raste
Shefi i zyrës kundër trafikut në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Shkodrës, Halit Murati, ka sqaruar me shifra konkrete pjesëmarrësit në workshop në lidhje me rastet e trafikimit në këtë qark. Sipas Muratit, në vitin 2003 janë identifikuar 16 raste trafikimi me 24 persona të implikuar, nga të cilët janë arrestuar 18, ndërsa në vitin 2004, ka pasur 12 raste trafikimi, ku janë implikuar 19 persona dhe janë arrestuar 18 prej tyre. Numri një i antitrafikut në Qarkun e Shkodrës ka shpjeguar se shumica e vajzave të trafikuara kanë qenë nga fshatrat veriorë, kryesisht të zonave kufitare, të cilat ishin mashtruar nga mënyra të ndryshme, duke shfrytëzuar gjendjen e mjeruar ekonomike, banimin në zona të thella si dhe injorancën e tyre në lidhje me këtë fenomen. Interesant është fakti se të atdhesuarat kanë tentuar të rikthehen në “punën” e tyre dhe kjo shpjegohet me prejardhjen e tyre nga familje patriarkaliste që nuk i lejonin më që të qëndronin në shtëpitë e tyre.
Pas 2000, katër shqiptare të trafikuara në Mal të Zi
Shefi i policisë kriminale të Ulqinit, në Mal të Zi, Rudolf Elezovic, ka dhënë në takimin e djeshëm shifrën prej 80% të femrave të riatdhesuara. Ai është shprehur se trafiku i femrave në Mal të Zi ka filluar në 1998, kur ky shtet ende i pakonsoliduar filloi të presë vajza të reja nga Evropa Lindore, të cilat fillimisht vinin për të punuar dhe më pas mashtroheshin, duke u trafikuar në Shqipëri dhe më pas drejt Perëndimit. Ishte po ky vit, kur elementë kriminalë erdhën në Ulqin dhe hapën 5 lokale brenda një viti, në të cilat punonin 8-10 vajza nga Lindja. Ato fillimisht punonin si kamariere, por më pas filluan të përdoreshin si prostituta. Me sa është arritur të zbulohet, më së shumti janë përdorur vajzat e fshatrave afër kufirit me probleme ekonomike dhe familjare siç është dhe rasti i një vajze nga një fshat afër Malit të Zi, më 29 tetor 2004, me probleme në familje, të cilën e morën për ta dërguar në Tuz të shtetit fqinjë dhe e shitën te trafikantët malazezë. Pas vitit 2000, theksoi z.Elezovic, janë evidentuar 4 raste të trafikimit të vajzave shqiptare.