E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në Shkodër, Lorenc Luka thellon diferencën me 7 500 vota

12-05-2011 / Gazeta 55

Partia Demokratike siguroi një fitore të padiskutueshme në bashkinë e Shkodrës, duke rikonfirmuar në detyrën e kryebashkiakut, kandidatin Lorenc Luka. Në përballjen e tij me rivalin socialist Genc Uruçi, Luka arriti të merrte një fitore të lehtë dhe me diferencë të theksuar prej 7 500 vota. Në Shkodër janë numëruar 82 kuti nga 95 në total. Partia Demokratike është në avantazh me 17329 vota, kundrejt Partisë Socialiste me 9892 vota. Trendi duket qartësisht në rritje për kandidatin Luka, teksa edhe numërimi i kutive të tjera, do të shpalosë një rezultat akoma edhe më të thellë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›