E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Zgjedhjet vendore, transparente dhe të lira”

12-05-2011 / Gazeta 55

Delegacioni i Parlamentarëve Europianë

Delegacioni i Parlamentit Evropian i ka vlerësuar zgjedhjet vendore të 2011-ës në Shqipëri si një proces i rregullt dhe i administruar në mënyrë paqësore. Delegacioni vuri re praninë e vëzhguesve të partive politike në shumicën e qendrave të votimit dhe mirëpriti praninë e vëzhguesve nga shoqëria civile në disa prej këtyre qendrave.
Nga ana tjetër, delegacioni vuri re, edhe votime familjare, vonesa në hapjen e qendrave të votimit dhe konfuzion në kohën e mbylljes së një sërë qendrash votimi. Radhë shumë të gjata të votuesve u evidentuan në shumë prej qendrave të votimit që u vizituan nga delegacioni. Për më tepër, fakti që numërimi është centralizuar është vënë në diskutim nga disa prej zonave që u vizituan nga delegacioni. Deputetët e Parlamentit Evropian u informuan gjithashtu edhe për vonesat në procedurat e numërimit, i cili përbëhen nga katër deputetë të Parlamentit Evropian, i kryesuar nga Eduard Kukan.
Delegacioni pati takime me aktorët e përfshirë në procesin zgjedhor, përfshirë OSBE/ODIHR-it, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ministrinë e Brendshme, zyrën e Kryeministrit, udhëheqësit e opozitës, Shefin e Delegacionit të Bashkimit Evropian si dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit diplomatik, si edhe përfaqësues të medias dhe shoqërisë civile. Deputetët e Parlamentit Evropian krijuan përshtypjen se skena politike mbetet tejet e polarizuar, gjë që reflektohet edhe në faktin se si media e ka pasqyruar procesin zgjedhor. Ditën e zgjedhjeve, delegacioni vizitoi mbi 35 qendra votimi në Tiranë, Kavajë, Elbasan, Fier, Himarë, Ilias, Gjilek dhe Vlorë, si dhe një qendër numërimi në Vlorë dhe qendrën operative të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›