Katër koalicionet partiake që do të garojnë në zgjedhjet e qershorit
Ndoka konfirmon krijimin e katër koalicioneve parazgjedhore. Pritet të jenë dy nga e majta dhe dy nga kampi i djathtë
Eljona Ballhysa
Ndërsa shtatë muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, në skenën e politikës shqiptare kanë filluar të kristalizohen koalicionet parazgjedhore. Ndryshe nga proceset e kaluara zgjedhore pritet këtë herë të shtohen koalicionet pjesëmarrëse në zgjedhje. Burime informacioni nga të dy kampet e politikës konfirmojnë kristalizimin e të paktën katër koalicioneve parazgjedhore. Pritet të kemi në këtë mënyrë dy koalicione të majta dhe dy të djathta, pjesëmarrëse në zgjedhjet e qershorit. Krijimi i koalicioneve duket se favorizohet edhe nga sistemi i ri zgjedhor, proporcional rajonal. Por këto koalicione do të përbëhen nga të njëjtat parti të majta dhe të djathta që në zgjedhjet e kaluara kanë qenë pjesë përbërëse e dy koalicioneve të mëdha. Copëzimi i këtyre dy koalicioneve të mëdha tregon edhe krizën partiake brenda tyre dhe krijimin e katër të tillëve.
Të djathtët
Krijimin e dy koalicioneve nga e djathta e ka konfirmuar dje kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka. Sipas Ndokës, skena politike shqiptare mundëson krijimin e katër poleve, respektivisht dy pole të majta dhe dy pole të djathta. Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, ka përjashtuar çdo lloj bashkëpunimi parazgjedhor me Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. Sipas tij, PDK-ja nuk mund të ketë bashkëpunimin me asnjë forcë politike, e cila ka dhënë një kontribut regresiv në hartimin e Kodit të ri Zgjedhor. Kështu, PDK në zgjedhjet e ardhshme pritet të dalë në koalicion me Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar të Dashamir Shehit dhe me Partinë për Ligj dhe Drejtësi të Spartak Ngjelës. Ndërsa koalicioni tjetër i djathtë, që do të kryesohet nga Partia Demokratike, do të ketë në përbërjen e tij: Partinë Republikane, Partinë Aleanca Demokratike,
Partinë Agrare Ambientaliste, Partinë Demokristiane që drejtohet nga Anton Gurakuqi, Partinë Bashkimi Liberal Demokrat. Po kështu ky koalicion pritet të përfshijë edhe dy partitë joparlamentare si Lëvizja e Legalitetit dhe Balli Kombëtar. Ndërkohë që ende nuk dihet nëse Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të futet në zgjedhje si pjesë e koalicionit të djathtë apo e vetme dhe pas zgjedhjeve të firmosë një marrëveshje bashkëpunimi. Krijimi i dy koalicioneve në kampin e djathtë erdhi si pasojë e mosmarrëveshjeve midis PD-së dhe PDK-së. Kryetari i PDK-së, Ndoka, ka akuzuar shpeshherë kreun e PD-së për mosrespektim të marrëveshjes bashkëpunuese si pjesë të një koalicioni. Kjo solli ndarjen e kësaj partie nga koalicioni i djathtë dhe bashkëpunimin me LZHK-në dhe Ngjelën.
Të majtët
Në kampin e majtë pritet të kemi koalicionin e madh të përbërë nga Partia Socialiste, Partia Socialdemokrate, Partia Demokracia Sociale dhe Lëvizja “G99”. Por mosmarrëveshjet e shumta midis Partisë Socialiste dhe Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kushtëzojnë krijimin e dy koalicioneve të ndryshme brenda të majtës që do të rivalizojnë njëri-tjetrin në zgjedhjet e qershorit. Lëvizja Socialiste për Integrim pritet të bashkëpunojë me Partinë Socialiste 91 që drejtohet nga Petro Koçi në zgjedhjet e ardhshme. Të dyja këto parti dolën kundër bashkëpunimit PS-PD për miratimin e Kodit të ri Zgjedhor. Madje, ata janë shprehur se nuk do të bashkëpunojnë në zgjedhje me partitë që miratuan Kodin e ri Zgjedhor, të cilin e quajnë antikushtetues.
Koalicionet e pritshme të vitit 2009
Kampi i djathtë
Partia Demokratike
Partia Republikane
Partia Aleanca Demokratike
Partia Agrare Ambientaliste
Partia Demokristiane e Anton Gurakuqit
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ?
Partia Lëvizja e Legalitetit
Partia Balli Kombëtar
Partia Demokristiane e Nard Ndokës
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Partia për Ligj dhe Drejtësi
Kampi i majtë
Partia Socialiste
Partia Socialdemokrate
Partia Demokracia Sociale
Lëvizja “G99”
Lëvizja Socialiste për Integrim
Partia Socialiste ‘91
2 Dhjetor 2008