E Diel, 1 Nëntor 2026

Vidhet shtëpia e emigrantit

08/02/2005  Grabitet në kryeqytet shtëpia e një emigranti. Burime nga Komisariati i policisë nr.3, bëjnë të ditur se mëngjesin e së dielës është evidentuar thyerja e derës së banesës së Haxhi Bokës. Ai ia ka lënë në ruajtje shtëpinë Hysni Kadriut. As ky i fundit nuk e kishte idenë se çfarë kishte ngjarë në shtëpinë ku banonte prej kohësh. Mësohet se ende nuk është arritur të përcaktohet ç'është vjedhur. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›