Manjani: Qeveria, hapur kundër drejtësisë
Kreu i Komisionit të Ligjeve pranë asamblesë socialiste, Ylli Manjani, deklaroi dje se teatri mes qeverisë dhe drejtësisë vazhdoi me nxjerrjen në televizion të avokatit të familjes Berisha, Aldo Bumçin dhe të kancelarit të Ministrisë së Drejtësisë. "Na thanë bashkërisht se çdo gjë është në rregull, ndërkohë që ne përsërisim se ndryshimi i gjyqtarit për të pandehurin Lulëzim Basha me një gjyqtare militante të Partisë Demokratike dhe caktimi për dosjen e sekserit serb të Këshillit të Ministrave i një tjetër gjyqtari militant të Partisë Demokratike, që merret nga të miturit për të gjykuar Fazliçin, përbëjnë një shfazim të plotë në marrëdhëniet e kësaj qeverie me ligjin", theksoi Manjani. Sipas tij, kjo qeveri i është kundërvënë hapur drejtësisë dhe Ministria e Drejtësisë është kthyer hapur në një vegël të klanit Berisha, për t‘u mbrojtur nga drejtësia.