Patos, lavatriçja „vret‰ gruan 60 vjeçe
Një 60-vjeçare nga qyteti i Patosit ka
gjetur vdekjen pas goditjes nga rryma
e tensionit të lartë. Ajo ka qenë duke larë
rrobat në makinën larëse, ndërkohë që
shkarkimi i menjëhershëm i energjisë
elektrike ka përplasur të moshuarën pas
një muri. Për pasojë ajo ka pësuar fraktura
të rënda, të cilat i kanë shkaktuar vdekjen.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së
dielës në lagjen "Dukas Breg" të Patosit.
Ka qenë ora 18:40 e së dielës kur Zare
Rrapaj ka tentuar të përziejë rrobat me
anën e një shkopi, që i kishte në një makinë
larëse të tipit kazan. Por sapo shkopi ka
hyrë në kontakt me ujin, gruaja është
përplasur fuqishëm pas murit si pasojë e
shkarkimit të rrymës elektrike. Klithma e
lëshuar ka alarmuar fqinjët, të cilët i janë
afruar banesës, por nuk kanë hyrë në
brendësi të saj, si shkak i frikës së përcjelljes
së energjisë elektrike. Gruaja është
dërguar për në spitalin rajonal të Fierit, ku
ka ndërruar jetë. "Vdekja i është shkaktuar
nga goditja e tensionit të lartë, si dhe nga
disa plagë që kishte marrë në shpatull
dhe në shtyllën kurrizore", kanë thënë për
gazetën burimet policore, të cilat bazohen
te raporti mjeko-ligjor. Grupi i hetimit që
ka shkuar në banesën ku 60-vjeçarja ka
konstatuar se gruaja ka gjetur vdekjen nga
shkarkesa elektrike. Policia deklaron se
edhe pakujdesia e të moshuarës ka sjellë
këtë tragjedi për familjen Rrapaj.