E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy adoleshentë me maska grabisin pikën e karburantit

Dy adoleshentë kanë përdorur një motor pa targa, maska dhe një thikë për të vjedhur një karburant. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 të së dielës në Belsh, te vendi i quajtur "Kthesa e Kuçovës". Sipas burimeve zyrtare nga policia e Elbasanit, bëhet e ditur se 18-vjeçari E.S nga qyteti i Belshit dhe një person tjetër ende i paidentifikuar, duke kërcënuar me thikë dhe me kapuça në kokë, kanë mundur të marrin xhiron ditore të një distributori karburanti në vlerën e 28 mijë lekëve të reja. Mësohet se dy adoleshentët, të hipur në një motoçikletë pa targa, me maska në kokë dhe pasi janë furnizuar në pikën e karburantit pa paguar, kanë kërcënuar me thikë punonjësin 53-vjeçar, Xh.Sina i cili u ka dorëzuar gjithë xhiron ditore, si dhe celularin e tij personal, për të mos lajmëruar policinë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›