E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i vdekur dhe dy të plagosur në aksidente rrugore

Në dy aksidentet e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Fierit janë shënuar një i vdekur dhe dy të plagosur. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Fierit, aksidenti i parë ka ndodhur në Lushnjë, në afërsi të Komunës Allkaj. Artur Toli, 44 vjeç ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij furgon të tipit "Mercedes Benz" me targa LU2371B, kur është përplasur me një motoçikletë të tipit "Honda" pa targa që drejtohej nga 39-vjeçari Dritan Hoxha. Ky i fundit është hedhur në disa metra largësi dhe ka gjetur vdekjen. Rreth dy orë më vonë, një tjetër aksident ka ndodhur në rrugën Fier-Lushnjë. Burimet policore tregojnë për "Shqip" se në vendin e quajtur "Kopshti zoologjik", një veturë ka përplasur dy këmbësorë, Qemal dhe Resmie Merkaj, 57 dhe 56 vjeç, të cilët janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›