E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy adoleshentë në pranga, vidhnin automjete

Policia lokale e Kukësit ka vënë në arrest në natën e së hënës dy adoleshentë, të cilët ishin skeduar prej kohësh si vjedhës. Shtetasit me inicialet A.P., 15 vjeç, dhe G.H., 17 vjeç, kishin vjedhur natën e shkuar në qytetin e Kukësit një automjet tip "Golf", si dhe disa sende në dy banesa. Sipas një burimi zyrtar, vjedhja ishte kryer në bashkëpunim edhe me një tjetër adoleshent, 17 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Arrestimi i tyre u bë në flagrancë pas denoncimit të vjedhjes së autoveturës. Dy të rinjtë, rreth orës 05:00 të mëngjesit, po bëheshin gati të niseshin me automjetin e vjedhur në drejtim të Tiranës, por policia i ka zënë me "presh në duar" ndërsa po niseshin dhe i ka vënë në pranga, duke sekuestruar edhe mjetin e vjedhur si dhe një kompjuter, katër aparate celularë etj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›