Lihen të lirë tre të arrestuarit për abuzime në OSSH
Gjykata e Fierit ka lënë të lirë tre nëpunësit e Operatorit të Sistemit Shpërndarjes, të cilët u arrestuan në fundjavë me akuzën për shpërdorim detyre. Përballjen me togat e zeza, të tre zyrtarët e arrestuar për shpërdorim dhe abuzim me detyrën, e kanë bërë të ndarë nga njëri-tjetri. Për një prej tyre, Pajtim Halilin, trupi gjykues ka zhvendosur sallën e gjykatës në mjediset e spitalit rajonal të Fierit, ku prej mesditës së diel i prangosuri qëndronte nën kujdesin e mjekëve, për shkak të keqësimit të shëndetit në qeli. Duke u nisur edhe nga gjendja e tij shëndetësore, gjykata ka vendosur ta lërë të lirë, duke caktuar si masë sigurie vetëm detyrimin për paraqitje.
Pas kthimit nga spitali, trupi gjykues vijoi seancën gjyqësore për të prangosurin e dytë, Gertian Bileron. Ai përfaqësohej nga avokatja Rozeta Plaku, e cila ka kërkuar vlerësim jo të ligjshëm të arrestit, si dhe lirim nga salla të kryeinxhinierit Gertian Bilero. Ai mësohet të ketë thënë në sallën e gjyqit se "është çudi që, për tre vjet, hetohem në gjendje të lirë, ndërkohë që befas më ndryshon masa e vlerësimit". Edhe avokati i të arrestuarit të tretë, Roland Saliu, ka shprehur për gazetën "Shqip" të njëjtin pretendim.
Por gjykata nuk i mori parasysh këto pretendime, megjithëse e ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje. Kjo masë u mor kundrejt një garancie pasurore prej 2 milionë lekësh të reja, që ofroi secili nga të arrestuarit.
Ndërkohë, i gjithë sheshi përpara Gjykatës së Fierit ishte mbushur me elektricistë, të cilët, të indinjuar, thanë se e gjithë kjo është një skandal që ka prekur OSSH-në në Tiranë si dhe atë në Fier. Gertian Bilero, Roland Saliu dhe Pajtim Halili u arrestuan mbrëmjen e së premtes nën akuzën e shpërdorimit dhe abuzimit me detyrën. Mësohet se Auditi i Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ka gjetur shkeljen e kryer nga ta gjatë procesit të vendosjes së 12250 matësve të energjisë elektrike.