Dy aksidente, një vdes tre plagosen
KURBIN - Një i vdekur dhe tre të plagosur dje në Kurbin, si pasojë e dy aksidenteve të njëpasnjëshme. Në rrugën e Patosit, "Benzi" me targa të Shkodrës, përplasi për vdekje 73-vjeçarin Sef Jahja. Viktima po udhëtonte me një biçikletë, për në banesën e tij në fshatin Shullaz. Policia pas këqyrjes së vendit të ngjarjes tha se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e "Benzit" dhe parakalimi i gabuar. Drejtuesi i mjetit mësohet se u vetëdorëzua në polici pas ngjarjes. Ndërkohë, një tjetër aksident ndodhi dje në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ndodhi në superstradën Mamurras-Laç. Një autoveturë me targa greke përfundoi në kanal pasi devijoi rrugën. Të plagosurit u transportuan në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia tha se shkak i këtij aksidenti ishte shpejtësia e madhe. r.n