E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentojnë të vriten për studenten

 

KORÇE - Sherri për një studente për pak nuk precipitoi me viktima në mes të qytetit të Korçës. Dy grupe të rinjsh tentuan të vriteshin në sy të dhjetëra kalimtarëve. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 të së mërkurës, në afërsi të katedrales. Gaqo Peçi, 24 vjeç, nga Korça, pas një konflikti me bashkëmoshatarin e tij, Fatjon Karafili, tentoi të vrasë këtë të fundit me thikë, por "rivali" i tij mundi t'i shmangej. Pasi 24-vjeçari nuk arriti të qëllonte, ai vijoi përpjekjen për ta shtypur Karafilin, me automjetin e tij, "Hundai", me targa të huaja. Policia arriti të parandalojë ngjarjen, ndërsa shpalli në kërkim Peçin i cili u largua. Blutë u afruan te makina BMV me targa AT 968 LE, me të cilin po udhëtonte Fatjon Karafili, me shokë të tij. Por një nga miqtë e tij, Marko Hysolli u arrestua me një pistoletë TT.                  j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›