Ther veten me thikë i sëmuri psikik, rëndë në spital
28/04/2009 Mjekohej prej kohësh
ELBASAN- Sulmon veten me thikë, vuante nga probleme mendore. Gëzim D. 22 vjeç me banim në Librazhd, katund të Librazhdit, është dërguar dje me urgjencë në spitalin e qytetit nga familjarët e tij, pasi i ka ngulur disa herë vetes thikën në bark. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17.30 në banesën e viktimës. Sipas familjarëve, 22-vjeçari është mbyllur në kuzhinë dhe pasi ka marrë thikën e bukës ia ka ngulur disa herë vetes. Ai është gjetur i përgjakur i shtrirë në dysheme. Prokuroria e klasifikoi ngjarjen si shkaktim i vetëvrasjes. Sipas të dhënave të para, shkak i aktit vetësakrifikues ka qenë gjendja jo e mirë psikike e viktimës. Sipas familjarëve, ai është mjekuar për një kohë të gjatë në spital për shkak të çrregullimeve të rënda mendore.