E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet ne Itali i kerkuari per vrasje ne 97-ten

Tirane-Bie ne prangat e policise italiane ne Firence, nje shqiptar i kerkuar per vrasje te 12 viteve me pare. Burime zyrtare te policise, bene te ditur se arrestimi i tij u be dy dite me pare ne shtetin fqinj, pas nje bashkepunimi te Zyres Qendrore Kombetare Interpol Tirana me Interpol Romen. Gezim Baftjar Ndreu, 42-vjec, lindur ne Vlore dhe banues ne Tirane, ishte person i shpallur ne kerkim nderkombetar. Ne 15 shtator te ketij viti, Gjykata e Tiranes ka vendosur ndaj tij masen e sigurise arrest me burg, per vepren penale te vrasjes me paramendim. Ngjarja per te cilen akuzohet Ndreu, ka ndodhur ne Tirane ne qershor te vitit 1997, kur per motive te dobeta ai ka qelluar me arme per vdekje, 15-vjecarin Besian B. Sipas policise, dy jave para se te ndodhte krimi, Ndreu kishte pasur nje sherr banal me viktimen dhe dy shoket e tij. Duke shfrytezuar edhe gjendjen e pasigurte qe mbizoteronte atehere ne vend, dy jave pas sherrit. Ndreu, atehere 30 vjec, eshte hakmarre ndaj 15-vjecarit. Pas krimit, ai eshte larguar nga Shqiperia per t'i shpetuar arrestimit te policise, kur shteti te merrte situaten ne dore dhe te vendoste rendin qe ishte tronditur nga ngjarjet e '97-tes. Pas rihapjes se dosjeve te vjetra, gjykata ka marre ne dore edhe ceshtjen ndaj Ndreut. Ne baze te provave te dala ne drite, gjykata ka vendosur ndaj tij arrestin me burg. Per nje periudhe gati 12-vjecare Gezim Ndreu, ka mundur te fshihet, deri sa u kap ne Firence nga policia italiane. Pas arrestimit te tij, pritet te kryhet ekstradimi me qellim perballjen me akuzen e ngritur nga drejtesia.

Vrasja

Ngjarja per te cilen akuzohet Ndreu, ka ndodhur ne Tirane ne qershor te vitit 1997, kur per motive te dobeta ai ka qelluar me arme per vdekje, 15-vjecarin Besian B.

Ne 15 shtator te ketij viti, Gjykata e Tiranes ka vendosur ndaj tij masen e sigurise arrest me burg.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›