Dy aksidente, procedohen penalisht shoferët
11/02/2005 Dita e mërkurë ka shënuar dy aksidente automobilistike me pasoja të lehta. Burime zyrtare nga Komisariati i qarkullimit rrugor, bëjnë të ditur se, Arben Ajdini, teksa drejtonte automjetin e tij tip "Mitsubishi" me targa TR 7972 I, ka rrëshqitur duke aksidentuar Avdulla Çelën. Ngjarja ndodhi mëngjesin së mërkurës te rrugë "Muhamet Gjollesha". I lënduari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Ajdini do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë nga Prokuroria e rrethit. E njëjta masë ndëshkimore do të merret dhe ndaj Arlind Hykës. Të njëjtat burime shtojnë se rreth orës 14.00 të së mërkurës, teksa drejtonte automjetin tip "Benz" TR 3829 F, ai ka përplasur biçiklistin Aleksandër Çurçia. Për fat, 17-vjeçari ka arritur të shpëtojë paq. I plagosuri gjendet në spital, jashtë rrezikut për jetën.