Grua, do të punosh prostitutë si nëna ime

11/02/2005 Pas martesës, vajza shfryëzohet në Greqi. Kthehet dhe denoncon tutorët
TIRANË – "Nuk do të rrish në shtëpi. Do të punosh prostitutë në rrugë, ashtu si po punon nëna ime prej kohësh, për të mbajtur familjen". Deri tani kemi dëgjuar vetëm njërën anë të veprës së rëndë penale, ku djemtë trafikojnë të fejuarat e tyre.
Historia
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në familjen Nazufi, që banon në lagjen "Ali Demi" Tiranë. Shpresa Nazufi, prej vitesh banon dhe punon në Greqi. Ndërkohë që djali i saj, Artur Nazufi, qëndronte në Tiranë te shtëpia e xhaxhait. Në mars të vitit të kaluar, Artur Nazufi, që, tashmë ndodhet në gjendje arresti, njihet me vajzën e quajtur Majlinda Medja. Ndërkohë që Arturi qëndronte te xhaxhai, Majlinda ishte mysafire te motra e saj. Takimet e para të njohjes, vajza me djalin i kanë bërë në një lokal të lagjes. Më pas, ata janë prezantuar me ndihmën e një shoku. Lidhen dhe qëndrojnë për 2-3 muaj. Më pas, Artur Nazufi vendos ta marrë në shtëpinë e xhaxhit vajzën, duke shpallur fejesën. Një muaj pasi fejesën e zyrtarizojnë, djali i thotë të fejuarës se duhej të shkonin deri në Gjirokastër për të pritur nënën e tij. I pandehuri nuk i tregon gruas së re se ku do të shkonin, por i thotë se do të merrnin disa rroba që do t'ia sillte nëna. Në muajin maj të vitit 2004 nisen drejt Gjirokastrës. Aty vjen dhe i takon nëna, Shpresa Nazufi.
Nëna
Nëna i propozon djalit të shkojë së bashku me nusen në Greqi për të punuar dhe jetuar. Kështu bëjnë. Nisen drejt Greqisë, ndonëse pa dokumente. Shpresa Nazufi i ka kërkuar vajzës të qëndrojë e qetë, ndërkohë që kjo qetësi ishte e rreme. Muaji i parë, sipas deklarimeve të bëra nga vajza në sigurimin e provës, ka qenë normal. Djali dhe vjehrra sillej mirë. Ndërsa muajin e dytë gjithçka u përmbys. Vajza ka treguar se vjehrra dilte nga shtëpia në mëngjes dhe vinte në darkë. Fitimet ishin të mëdha, sipas vajzës, por ajo nuk e kishte mësuar ende profesionin e nënës së burrit. "Burri, më tha që të dilja në rrugë dhe të punoja si prostitutë, ashtu si bënte edhe nëna e tij. Unë nuk pranova. Filluan keqtrajtimet. Arturi më rrihte çdo ditë. Nuk kisha se çfarë të bëja. Me plagët që kisha në trup nuk mund të duroja më të tjera. Kështu që vendosa të dilja së bashku me vjehrrën. Unë nuk punoja çdo ditë. Në ditët që pushoja, burri më keqtrajtonte". Ky është pohimi që ka bërë para gjykatës Majlinda Medja, menjëherë pasi është dorëzuar nga autoritetet e vendit fqinj. Dje për të pandehurin ishte seanca e parë gjyqësore. Ndërsa është vënë në pranga Artur Nazufi, nëna e tij vazhdon të punojë në rrugët e Greqisë.