E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente rrugorë në veri të vendit, 8 të plagosur

Brenda nje nate ne Tropoje e Kukes si pasoje e aksidenteve automobilistike jane shenuar 8 te plagosur, mes te cileve dhe dy femije te mitur. Aksidenti me i rendi ndodhi mes nje makine me targa Kosove me nje makine asfaltimi 

TROPOJE-KUKES-Dy aksidente automobilistike të ndodhura vonë në mbrëmje në Kukës e Tropojë kanë shkaktuar 8 të plagosur rëndë.
Mësohet senjë aksident i rëndë ka ndodhur në orët e vona të natës së kaluar në afërsi të doganës së Morinit të rrethit të Kukësit kur një automjet tip opel vetra me targa të Kosovës është përplasur me një makinë asfaltimi duke shkaktuar plagosjen e rëndë të 4 personave. "Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 22 të natës së kaluar kur një mjet me targa të Kosovës është përplasur me një makinë asfaltimi duke u shkatërruar thuajse plotësisht",- tha zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut Irena Laknori. Sipas saj si pasojë janë plagosur shtetasit Shukkri Gashi, 38 vjec, Shyrete Gashi 37 vjec si dhe dy fëmijët e tyre të mitur
Pak orë para këtij aksidenti, një tjetër aksident është shënuar në afërsi të fshatit Sopot të rrethit të Tropojës me pasojë plagosjen e rëndë të 4 personave. Burime zyrtare të policisë lokale,- thanë se si rrjedhojë e përplasjes së dy mjeteve në afërsi të fshatit Sopot të rrethit të Tropojës janë plagosur rëndë shtetasit Nushe Kovacica, 65 vjec, Sadri Kërtoci 59 vjec, Admir Kërtoci 28 vjec dhe Agrim kërtoci 26 vjec. Të njëjtat burime saktësuan se, të plagosurit pas marrjes së ndihmës mjekësore në spitalin civil të qytetit të Bajtram Currit janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake rezulton se aksidenti ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor nga të dy mjetet, gjë që e tregon edhe fakti se të dy mjetet thuajse janë shkatërruar tërësisht.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›