Zjarr prej 3 ditësh në komunën Orosh, në flakë 50 ha pisha
Nga Besian Ajazi
Zjarri i cili ka rënë që prej 3 ditësh ende nuk po arrihet të vihet nën kontroll. Era e fortë ka bërë që ai të shpërndahet në afro 50 ha pyje pishe në Orosh duke iu afruar pyjeve të pjesës bjeshkore, e cilësuar si Zonë e Mbrojtur.
MIRDITË- Një zjarr i madh ka përsfhirë rreth 50 ha me pisha në zonën me bimësi të dendur në Orosh te Mirditës. Zjarri i cili ka rënë që prej tri ditësh ende nuk po arrihet të vihet nën kontroll. Madje era e fortë ka bërë që ai të shpërndahet rrezikshëm në afro 50 hektarë pyje pishe në zonën e Oroshit duke iu afruar tashmë në vetëm pak metra pyjeve të pjesës bjeshkore, e cilësuar si Zonë e Mbrojtur.
Mbrëmjen e djeshme u dërguan në vendngjarje forca xheniere të ushtrisë pas alarmit që kanë vënë banorët për të shpëtuar banesat që po rrezikohen të digjen. Në jo pak raste, në terrene të thyera, forcat xheniere dhe ata të pyjore kanë rrezikuar dhe jetët e tyre. Përhapja më tej e flakëve të zjarrit mund të rrezikojë edhe disa shtëpi të lagjes Zajs, Vilë si dhe disa lagje të Oroshit qendër.
Drejtuesi i komunës Orosh Aleksandër Lala, dhe drejtori i shërbimit pyjor Lek Marndrea, kanë apeluar që situata të merret nën kontroll nga emergjencat civile shtetërore dhe të krijohet dhe mundësia e ndihmës nga ajri, pasi zjarri i rënë dhe i përhapur mund të cilësohet ndër më të mëdhatë të rënë ndonjëherë në vend. Ndërkohë që dhjetëra forca po përballen me shuarjen e zjarrit, antikrimi ekonomik i drejtorisë së policisë të qarkut Lezhë po gjurmon zjarrvënësit.
(e.n/News24/BalkanWeb)