E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: S’do të ndalemi para dritandajtëve e klaneve të tjera që bëjnë para me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës

Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj keqpërdorimeve mediatike që Edvin Rama dhe makina e tij propagandistike ka ndërmarrë ndaj forcave të rendit, duke inkurajuar ringjalljen e forcave kriminale, të cilat janë tulatur në mjedise të fshehta e larg syve të publikut. Zëdhënësja Erla Mëhilli, në reagim ndaj deklaratës së njeriut të Edvinit në PS, e cila foli për një shmangie nga qeverisja të kabinetit në detyrë, theksoi se kjo sjellje me zero tolerancë ndaj krimit do të rezervohej ndaj të gjithë botës kriminale, e cila deri më tani ka përfituar nga mekanizmat e Edvinit në dhënien e lejeve të ndërtimit.


Ja deklarata e plotë e zëdhënësit të PD-së


Aktin terrorist të Dritan Dajtit dhe rënien në krye të detyrës, të 4 inspektorëve të policisë, Edi Rama me moralin e vet më të ulët, pa i prishur pushimet e tij, u përpoq çdo ditë ta shfrytëzojë për qëllime politike. Ky njeri e ushqen shpirtin me humbjen e jetës së të tjerëve, ai nuk ka asnjë kod moral e nuk lë asnjë rast të vetëm pa dhunuar kodim më të lashtë e më të paprekshëm të këtij kombi, kodin e vdekjes.


Ky bastard i nomenklaturës hoxhiste, i cili i lejoi vetes të shpallë të rënët në krye të detyrës si viktimat e korrupsionit dhe jo të rënë nga akti terrorist i Dritan Dajtit, që nga dita e premte e deri më sot, çdo ditë nxjerr në konferenca shtypi duke shpifur e trilluar monstruozitete që vetëm mëndja e tij mund t’i krijojë.


PD nuk ka dashur të reagojë ndaj serialit makabër mediatik në respekt të të rënëve, por nuk mundi të heshtë më gjatë ndaj deklaratave të këtij humbësi pa moral që u dhunon dhe përdhos shqiptarëve ditën e zisë në vend që të kryejë detyrimet më elementare që zija komëtare imponon për çdo njëri të qytëtëruar. Edi Rama, me qendrimet e tij nuk bën gjë tjëtër veçse përpiqet të lehtësojë veprën kriminale të Dritan Dajtit.


Ne i themi këtij humbësi të pashpresë se qëndrimi ynë ka qenë dhe do mbetet zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe ne, këtë platformë ia kemi rezervuar edhe Aldo Bareve, Nehat Kullave, Indrit Dokleve, Lul Berishave, Dritan Dajtëve dhe ndaj cilitdo kryebandit, pavarësisht nga lidhjet që ti ke.


PD të deklaron ty se me gërshërët dhe forcën e ligjit do shembë perandorinë e krimit të secilit prej atyre që ti ke mbështetur me lejet e tua të ndërtimit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›