Dy antitanke në shtëpinë e të dënuarit për vrasje
Zbulohen dy granatahedhës në banesën e Taulant Elezit, person i arrestuar nga policia me akuzat, për të paktën dy vrasje.
Dashamir Biçaku
Ngjarja ndodhi dje paradite në shtëpinë e familjes së Taulant Elezit, në rrugën “Vangjel Noti”, pranë ish-fabrikës “Josif Pashko”, në verilindje të Tiranës. Armatimi i rëndë është gjetur në oborrin e shtëpisë së Taulant Elezit i arrestuar më 17 gusht të vitit të kaluar nga Zyra e Hetimit të Vrasjeve të Drejtorisë së Tiranës. Pas zbulimit të armëve, babai i Taulant Elezit, ka pranuar se ato i përkisnin djalit të tij, por se ai i kishte mbajtur ato për vetëmbrojtje dhe jo për të kryer ndonjë veprim kriminal. Gjithsesi, hetuesit kanë administruar armët në cilësinë e provave materiale, ndërsa në Komisariatin e policisë nr.3, janë shoqëruar disa dëshmitarë si dhe pronari i shtëpisë. Të gjithë ata sipas burimeve të Komisariatit nr.3, janë shoqëruar në cilësinë e personave që kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes. Ndërkaq, policia nuk ka pasur një qëndrim zyrtar në lidhje me këtë rast, por specialistë të hetimit të Komisariatit nr.3, pohuan për gazetën “Panorama”, se kanë dyshime të bazuara se armët në fjalë i përkasin të arrestuarit për vrasje Taulant Elezi, i cili tashmë është marrë në hetim edhe për dy antitanket.
Zbulimi i antitankeve
Zbulimi i dy antitankëve, ka ndodhur thuajse rastësisht, kur pronari i shtëpisë, ka rezistuar ndaj punonjësve të një firme ndërtimi që duhej të shembnin një mur rrethues për të ndërtuar një rrugë në lagje pranë banesës së familjes Elezi. Pas kundërshtimeve të pronarëve të shtëpisë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zgjidhur konfliktin mes palëve. Menjëherë pas mbërritjes së policisë pronarët e shtëpisë kanë nisur të shqetësohen dhe kjo u ka bërë përshtypje uniformave blu. Një oficer i Komisariatit nr.3, ka mësuar se në një zonë të oborrit të familjes Elezi, ishin fshehur armë, por që nuk kishte dijeni se ku ndodheshin. Kjo ka bërë që policia të punojë me pronarët e shtëpisë, të cilët janë detyruar të pohojnë se kishin të groposur armë në oborrin e banesës. “I mbanim për vetëmbrojtje dhe për faktin se ato nuk na janë dashur nuk i kemi nxjerrë që andej”, kanë thënë të zotët e shtëpisë. Babai i Taulant Elezit, është shoqëruar dhe më pas pyetur në polici, ku ka pohuar se armët i kishte mbajtur i biri, Taulanti. Policia gjithsesi, ka nisur procedimin penal në ngarkim të Taulant Elezit. Ky fundit prej një viti është i arrestuar dhe dënuar për vrasjen e taksistit Veli Mema, ngjarje e ndodhur rreth dy vite të shkuara në Tiranë. Sipas policisë, ai dyshohet se është përfshirë në vrasjen e ndodhur në afërsi të Shkopetit të Maks Lalës. Po për këtë krim, si dhe për vrasjen e Agim Reçit, dajës së tij, hetohet edhe Luftar Reçi vëllai i viktimës.
Hetimi për armët
Pasi janë gjetur armët kundërtanke në banesën e familjes Elezi, në Komisariatin e policisë nr.3, kanë mbërritur specialistë të hetimit të krimeve si dhe specialistë të Zyrës së Antitrafikut, për të verifikuar situatën. Nga veprimet e kryera prej specialistëve përkatës është mësuar se armët kanë qenë në gjendje funksionale, por të papërdorura dhe ishin të groposura nën sipërfaqen e tokës si dhe të izoluara në mënyrë që të mos pësonin dëmtime nga lagështira. Gjithsesi, kjo ka shërbyer vetëm si rrethanë lehtësuese për Elezin, dhe ndaj tij policia ka nisur procedimin penal për akuzën “armëmbajtje pa leje”. Hetuesit kanë pohuar se tashmë po verifikojnë se cili ka qenë qëllimi i vërtetë i blerjes së këtyre armëve të kalibrit të rëndë dhe shkaku i mbajtjes së tyre, në vendin ku edhe janë zbuluar e më pas sekuestruar nga uniformat blu.
Dy antitanket për ekspertizë
Armët e gjetura paraditen e djeshme në banesën e Taulant Elezit në zonën e ish-kombinatit “Josif Pashko”, janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për t’u analizuar nga specialistët përkatës. Ndërkaq, policia pritet që për rrethanat e hetimit të marrë në pyetje Taulant Elezin në burgun ku mbahet, për të sqaruar se përse ishin blerë armë të një kalibri të tillë prej tij, apo se për kë ato ishin destinuar.