“Policët më keqtrajtuan djalin pas ndalimit”
ELBASAN – E ëma e një të arrestuari për mbajtje droge, denoncon tek Avokati i Popullit dhunën që sipas saj është ushtruar ndaj të birit.
Tefta Stefo, nëna e 22-vjeçarit Mikael Stefo, arrestuar mbrëmjen e 17 qershorit akuzon tre punonjësit e policisë së Elbasanit për keqtrajtim, deri në humbjen e dëgjimit. “Djali im është rrahur, duke u goditur në mënyrë çnjerëzore në të gjithë trupin. Atij i janë shkaktuar dhimbje të forta në bark dhe në kokë, ku ende ka dhimbje. Të gjithë dhunën e kanë kryer, ndërsa e detyronin të firmoste procesverbalin për të pranuar ato që i thoshin policët”, ka theksuar Stefo në letrën drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dhe medias. Ajo tregon se dhunën në polici i biri e ka bërë të njohur dhe para trupit gjykues, prokurorit dhe avokatit, gjatë vlerësimit të masës së sigurisë. “Jam interesuar për djalin, i cili është dërguar në burgun e Peqinit, ku vetëm më 22 qershor është vizituar nga mjeku, por ai nuk ka deklaruar asgjë për ne familjarët. Edhe pse kanë kaluar thuajse 8 ditë, djali vazhdon të ketë ende dhimbje të forta në bark, në kokë dhe në veshin e majtë, ku thuajse nuk dëgjon fare”. Sipas denoncimit të Stefos, përgjegjës për ngjarjen janë jo vetëm dy oficerët e antidrogës dhe një polic, por dhe drejtuesit e Policisë së Elbasanit që tolerojnë veprimet arbitrare të vartësve. “Djali im është arrestuar me 0.2 gramë drogë dhe për këtë le të vuajë dënimin, por jo të dhunohet”, u shpreh ajo. Po dje, policia e Elbasanit e mohoi dhunën që pretendohet mbi të arrestuarin. Sipas saj, organet e drejtësisë mund të hetohen për këtë rast. a.k