Dy biznese në flakë, miliona euro investim shkojnë dëm
Zjarri dogji godinat e firmave “Henri sh.p.k” dhe “Agro Plant”.
Tiranë - Zjarri i fuqishëm, që përfshiu pas mesditës së djeshme magazinat e një firme në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Kashar, u vu në kontroll vetëm rreth orës 17:20. Deri tani janë shuar flakët në godinën qendrore shumëkatëshe, por flakët vazhdojnë ende në kompaninë tjetër ngjitur “Agro Plant”. Në operacionin për të parandaluar përhapjen e flakëve në një stacion elektrik që ndodhet aty pranë janë angazhuar dhjetëra forca zjarrfikëse. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Dilaver Laçi, që ndodhej në vendngjarje, bëri të ditur për gazetën se “nga të dhënat e deritanishme rezulton se zjarri ka rënë rreth orës 13:00 në magazinën e firmës ‘Henri sh.p.k’, por më pas është përhapur në një sipërfaqe prej 5 ha, duke përfshirë edhe objekte të firmave të tjera që ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë”. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për njerëz të dëmtuar, por për dëme materiale. Mbi 80 forca zjarrfikëse punuan për të lokalizuar flakët, me qëllim mospërhapjen e tyre drejt stacionit elektrik që ndodhet aty pranë. Drejtori Laçi informoi se në këtë operacion janë përfshirë forca zjarrfikëse nga Tirana, Durrësi, Kavaja etj., të cilat kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje. Mendohet se shkak i këtij zjarri është një shkëndijë elektrike.
Ngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer aty rreth orës 13:00. Drejt vendit të ngjarjes janë dërguar me urgjencë gjashtë makina zjarrfikëse, të cilat tentuan të shuanin flakët gjigante që po përpinin ndërtesën. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se flakët kishin nisur në ambientet e fabrikës së hidrosanitareve “Henri sh.p.k”. Përmasat e mëdha të zjarrit bënë që në vendngjarje të shkonin forca të shumta policie si dhe një ambulancë. Sipas dëshmive, njerëzit që ishin brenda fabrikës kanë dalë të gjithë jashtë sapo kanë parë zjarrin të shpërthente në ndërtesë. Njerëzit antizjarr kanë vazhduar për orë të tëra punën për shuarjen e flakëve, tymi i të cilave dallohej qartë me sy të lirë që nga qendra e Tiranës. Të sinjalizuar për ngjarjen e rëndë në autostradë, edhe zjarrfikësit e Durrësit u nisën urgjent në drejtim të fabrikës që po digjej. Gjithsej, bashkë me zjarrfikëset e Tiranës, numri i makinave të zjarrfikëseve arriti në 9. Ky ishte momenti kur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë vendit ku ka rënë zjarri, u rëndua për shkak të grumbullimit të mjeteve qarkullimi i automjeteve. Ndërkohë edhe shumë kureshtarë, pavarësisht situatës së rrezikshme, po vërenin djegien e magazinës.
Dëmet
Fabrika e pajisjeve hidrosanitare “Henri sh.p.k” është një ndër bizneset më të mëdha që operojnë në autostradën Tiranë-Durrës. Dyshohet se dëmi i shkaktuar nga zjarri mund të jenë në shifrat e miliona eurove. Dëshmitarët në vendngjarje dëshmuan se në momentin e shpërthimit të zjarrit në godinën e fabrikës së pajisjeve hidrosanitare “Henri sh.p.k” ndodheshin rreth 20 persona, klientë dhe punëtorë të fabrikës. Dëshmitarët thanë se evakuimi ka qenë i menjëhershëm. Për fat të mirë nuk është shënuar ndonjë i lënduar nga flakët, ndërsa dëmi material llogaritet të jetë në vlerë të madhe monetare. Zjarri fillimisht ka përfshirë godinën dykatëshe të magazinës të firmës hidrosanitare “Henri sh.p.k” dhe i është afruar godinës 6-katëshe, ngjitur me godinën në flakë, duke rrezikuar shembjen e saj. Në rrezik ka qenë dhe nënstacioni elektrik i Tiranës, pasi ishte ngjitur me murin e fabrikës së pajisjeve hidrosanitare. Rreth dy orë pas shpërthimit të zjarrit flakët kanë përfshirë edhe fabrikën “Agro-Plant”, e cila ishte ngjitur me magazinën e hidrosanitareve. Sipas policisë, era ka shtyrë zjarrin dhe si rrjedhim kompania “Agro Plant” nuk i ka shpëtuar dot flakëve.
Policia dyshon se shkak i rënies së zjarrit të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por nuk është përjashtuar edhe fakti se mund të ketë pasur një zjarrvënie të qëllimshme. Policia mori në pyetje pronarët e fabrikës si dhe dëshmitarët në vendngjarje. Një grup hetimor u ngrit për të hetuar dhe shkaqet e rënies së zjarrit.
2 Dhjetor 2008