Londra dëbon emigrantin, dyshohet se është shqiptar
Policia britanike dëboi një emigrant të paligjshëm, i cili besohet se ka mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me dokumente false përmes një fluturimi nga Roma. Sipas hetimeve të policisë britanike, shtetasi, i cili ka dyshime të forta se është shqiptar, kishte siguruar një kartë identiteti rumune, me të cilën udhëtoi nga Italia në Britaninë e Madhe. Ai është identifikuar në aeroportin “Charlote” dhe është prapësuar në vendin nga ishte nisur. Një ekzaminim të hollësishëm të dokumentit zbuloi se ishte e falsifikuar dhe se ishte një kopje e rreme e një karte të vërtetë identiteti. Personi vazhdoi të këmbëngulë se ai ishte rumun, duke treguar edhe një patentë shoferi për të mbështetur pretendimin e tij. Megjithatë, policia tha se edhe shqyrtimi i dokumentit të dytë tregoi falsifikimin. Në bagazhet e pasagjerit policia tha se ka gjetur dokumente të shkruara në gjuhën shqipe. Pas kthimit nga Mbretëria e Bashkuar, emigranti është arrestuar në Itali për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare dhe ka dyshime që kishte për qëllim punësimin në Britani në mënyrë ilegale. “Ndalimi i përpjekjeve mashtruese për të hyrë në Britani është një pjesë thelbësore e luftës sonë për të mbrojtur kufijtë tanë nga këto qëllime të këqija dhe përpjekje për të keqpërdorur sistemin”, tha një zyrtar i policisë britanike.
#