E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lazio e meritoi fitoren

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka deklaruar se skuadra e meritoi fitoren në derbin e qytetit kundër Romës.

Lazio triumfoi 2-1 falë golave nga Hernanes dhe Mauri dhe u ngjit në pozitën e tretë në Serie A.

“Kemi fituar një ndeshje të rëndësishme me meritë dhe tani na është kthyer besimi se mund të shkojmë larg”, tha Tare për Corriere dello Sport. “Do të jemi në garë të ngushtë deri në fund të sezonit për pozitën e tretë. Vetëm atëherë do të shikojmë renditjen dhe do të dimë nëse kemi për çka të festojmë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›