Pjesëmarrja e Kosovës dhe Serbisë, mision i pamundur

Kryeministri slloven, Borut Pahor tha të premte se ai shpreson se do të këtë sukses për të bindur liderët e Kosovës dhe Serbisë për të përcjell së bashku samitin e BE-së që do të mbahet në Slloveni me 20 mars.
Ai tha se do të përpiqet për të sjell të dy palët në konferencë “edhe pse ky është një mision i pamundur për momentin”.
“Por, ka shumë të tjerë që besojnë që nëse dikush mund ta bëj këtë, jemi ne. Por, suksesi i jonë nuk është i garantuar edhe pse po punojmë në këtë aspekt”, i tha Pahor gazetarëve.
Pahor dhe homologia e tij kroate Jadranka Kosor kanë vendosën në janar për të organizuar konferencën, e cila kishte për qëllim integrimin e Ballkanit në BE.
Ky do të ishte takimi i parë i të gjithë liderëve politik të Ballkanit në dy dekadat e fundit.
Dy kryeministrat shpresonin të bindnin liderët e Serbisë për të marrë pjesë në këtë konferencë krah zyrtarëve të Kosovës.
Serbia ka bojkotuar të gjithë takimet ndërkombëtare ku kanë marrë pjesë liderët e Prishtinës dhe përfaqësuesit zyrtarë të Kosovës, por ata kanë thënë se mund të pranojnë nëse Kosova paraqitet me flamurin e UNMIK-ut.
Por, të hënën kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi tha se ai do të përcjell samitin e Sllovenisë duke përfaqësuar shtetin e tij.
“Mendoj se do të kemi sukses në fund”, tha Pahor, duke shtuar se ai ka biseduar herët në mëngjes të enjten me presidentin e BE-së Herman Van Rompuy rreth konferencës dhe ai është në kontakt të përditshëm me Kosor dhe liderët e tjerë evropian.
“Nëse ne dështojmë, pyetja është se si do të jetë rezultati i procesit në Butmir (reformat kushtetuese në Bosnje) dhe si do të jetë e ardhmja e Ballkanit”, tha Pahor.