Dy gjykata, nën hetim për Delijorgjin
Procedurat e ndjekura nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe Gjykata e Apelit në Durrës ndaj Mihal Delijorgjit, nën akuzat e "falsifikimit të dokumenteve" dhe "evazionit fiskal", kanë pasur parregullsi gjatë procesit gjyqësor. Konkluzioni është nxjerrë nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas botimit në gazetën "Shqip" të këtij skandali.
Burime zyrtare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) thanë dje se kanë filluar verifikimin e procedurave të ndjekura nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit Ushtarak në Durrës në procesin e mëparshëm gjyqësor ndaj Mihal Delijorgjit, ku janë konstatuar parregullsi të shumta. Në ditët e ardhshme pritet të përpilohet edhe raporti përfundimtar, për t‘ia paraqitur më pas KLD-së. "Në fokus të inspektimit janë tre gjyqtarë të Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës: Ervin Metalla, Markelian Koça, Arbana Selmanaj dhe tre gjyqtarë të Apelit Ushtarak të këtij qyteti, Naum Pejo, Ylli Minka dhe Shaqir Gradica", thanë burimet nga KLD-ja.
Në datën 27 mars 2008, gazeta "Shqip" publikoi skandalin e gjykatave në Durrës, ku bëhej me dije se biznesmeni që merrej me import-eksportin e hekurit, Mihal Delijorgji, është gjykuar në vitin 2004 në Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës për "evazion fiskal", "kontrabandë me mallra të tjerë" dhe "falsifikim dokumentesh". Ai është shpallur i pafajshëm për të gjitha akuzat nga Gjyqtarët e Apelit Ushtarak, ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit e kishte shpallur fajtor vetëm për kontrabandë me mallra të tjerë dhe e kishte dënuar me 10 milionë lekë gjobë e shlyerjen e të gjitha shpenzimeve gjyqësore.
Gjyqtarët ushtarakë kanë kërkuar pushimin e çështjes, me konkluzionin se nuk provohen elementet e veprës penale. Gjithashtu, gjyqtarët e Apelit Ushtarak kërkuan edhe rrëzimin e padisë civile në këtë proces penal. Por skandali "Delijorgji" mori përmasa të tjera pas këtij vendimi, që përfshin Apelin Ushtarak, i cili ka gjykuar se Delijorgji është i pafajshëm dhe akuzat ndaj tij, puna disavjeçare e autoriteteve doganore dhe atyre hetimore, duheshin hedhur poshtë. Ndërkohë, çështja "Delijorgji" vazhdon të endet gjykatave shqiptare, pasi ka mbërritur në muajin dhjetor 2007 në Gjykatën e Lartë.
Pas publikimit të artikullit, një grup inspektorësh kanë zbarkuar në Durrës, ku kanë "sekuestruar" vendimet. Pas një kontrolli paraprak, KLD-ja ka hasur disa parregullsi në lidhje me procedurat e ndjekura për këtë çështje. Burimet nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë thanë se gjyqtarët e Mihal Delijorgjit do të verifikohen dhe pritet që të merren masa ndëshkimore dhe disiplinore, deri në pushimin e tyre nga puna.
Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë tha dje se edhe regjistrimi në Gjykatën e Tiranës i firmës "Alba Demil" me administrator Mihal Delijorgjin, është bërë objekt verifikimi. Disa inspektorë kanë nisur verifikimin e procedurës së ndjekur për regjistrimin e kësaj firme nga Gjykata e Tiranës. Nga të dhënat paraprake të këtij inspektorati, rezulton se nuk është gjetur ndonjë e dhënë që firma "Alba Demil" të ketë licencë për tregtinë e municioneve luftarake. Burimet konfirmuan se verifikimet janë në zhvillim e sipër dhe inspektorati i KLD-së pritet të përgatisë ditët e ardhshme raportin përfundimtar të këtij inspektimi. Firma "Alba Demil", me administrator Mihal Delijorgjin, kishte nën administrim, së bashku me kompaninë shtetërore MEICO, fabrikën që demontonte municione luftarake në fshatin Gërdec të Vorës. Si pasojë e shpërthimit, më 15 mars 2008 në këtë fabrikë humbën jetën të paktën 28 persona, ndërsa mbetën të plagosur 300 të tjerë. Shpërthimi i fuqishëm shkaktoi gjithashtu edhe shumë dëme materiale në banesat dhe pronat e banorëve të zonës. Pas kësaj ngjarjeje, forcat e policisë, me urdhër të Prokurorisë së Tiranës arrestuan administratorin e firmës "Alba Demil", Mihal Delijorgjin, drejtorin teknik të kësaj firme, Dritan Minxolin, si dhe drejtorin e kompanisë MEICO, Ylli Pinarin, me akuzën e "shkeljes së rregullave të sigurisë për lëndët plasëse e radioaktive".