Ina Rama cakton 16 hetues për Gërdecin
Prokuroria e Përgjithshme cakton 16 hetues për zbardhjen e ngjarjes dhe trafikun e municioneve nëpërmjet fabrikës së vdekjes në Gërdec. Hetimi do të drejtohet nga katër prokurorë të Drejtorisë së Luftës Kundër Krimit të Organizuar, me në krye shefin e kësaj zyre, Zamir Shtylla. Grupi hetimor i zyrtarizuar dy ditë pasi mbërriti në Prokurorinë e Përgjithshme, do të shqyrtojë dosjen ku dyshohet, mes të tjerave, se ka shpërdoruar detyrën edhe ish-ministri Fatmir Mediu. Në njoftimin e akuzës qendrore, kryeprokurorja Ina Rama ka komanduar dy prokurorë të Tiranës, Arben Dollapin dhe Sokol Stojanin, të marrin pjesë në hetimin e çështjes. Gjithashtu, trupa e prokurorëve do të ndihmohet nga 10 oficerë të përzgjedhur nga radhët e Policisë së Shtetit, Prokurorisë së Tiranës dhe të Krimeve të Rënda. Burime zyrtare nga akuza qendrore thanë se nuk është vendosur ende ndarja e dosjes për trafik armësh, ndërsa për të hetuar tragjedinë do të vijohet më tej sipas pistave të deklaruara më parë nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama.
Aktet procedurale të administruara për këtë çështje nga Prokuroria e Tiranës i kaluan për hetime Prokurorisë së Përgjithshme. Akuza kryeqytetase vendosi të shtunën që të shpallë moskompetencën e saj për vazhdimin e hetimit të kësaj çështjeje dhe ia kaloi aktet si instancë kompetente Prokurorisë së Përgjithshme. Në këtë konkluzion u arrit për shkak se prej të dhënave të përfituara nga hetimi i deritanishëm, grupi hetimor arriti në përfundimin se në kuadër të kësaj çështjeje ka elemente sipas së cilave ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, mund të ketë konsumuar veprën e shpërdorimit të detyrës. Duke qenë se hetimi i personave që gëzojnë imunitet është në kompetencë të Prokurorisë së Përgjithshme, dosja u ka kaluar për shqyrtim prokurorëve të kësaj prokurorie.
Grupi hetimor:
Prokurorët kryesues:
1. Zamir Shtylla, drejtor i Drejtorisë së Hetimit dhe Ndjekjes Penale
2. Kujtim Luli, Prokuroria e Përgjithshme
3. Arqile Koca, Prokuroria e Përgjithshme
4. Alfred Progonati, Prokuroria e Përgjithshme
5. Arben Dollapi, Prokuroria e Tiranës
6. Sokol Stojani, Prokuroria e Tiranës
Oficerë pranë Prokurorisë dhe Ministrisë së Brendshme:
7. Arjan Muca, Ministria e Rendit
8. Ardian Cipa, Policia e Shtetit
9. Perlat Vatoci, Policia e Shtetit
10. Bledar Çeliku, Policia e Shtetit
11. Tefik Sulejmani, Prokuroria e Tiranës
12. Ermal Milori, Prokuroria e Tiranës
13. Arjan Muçaj, Krimet e Rënda
14. Ibrahim Hoxha, Krimet e Rënda
15. Arben Frashëri, Krimet e Rënda
16. Hamza Plaka, Krimet e Rënda