E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Rama – Thaçi “Në Shqipëri fiton vizioni për Shqipërinë Evropiane”

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në përvjetorin Lidhjes së Prizreni kanë qenë së bashku në Prizren. Pas një takimi miqësor mes dy liderëve, Thaçi është shprehur se ai ka bashkëpunuar me të gjithë lidershipin në Tiranë. “Falënderoj të gjithë për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Kosovës. Unë çmoj vizionet e reja, veprimet e reja, angazhimet e reja, angazhimet për të ardhmen prandaj ky është një komunikim edhe ndërshtetëror, është komunikim edhe i vizionit për ndryshim. Unë do të komunikoj me të gjithë, ndërsa në Shqipëri vendos vetë populli shqiptar, kush do jetë kryeministër, kush do të fitojë zgjedhjet, me siguri do të fitojë vizioni për të ardhmen, vizioni për Shqipërinë evropiane”, - tha ai. Ndërsa Rama ka vlerësuar takimin me Thaçin në një moment që është një ditë e shënuar për historinë tonë të përbashkët. “Jam shumë i shtytur së brendshmi, të përsëris se, në rast se dhjetë vjet më parë ishim në pikën e një kthese historike, që shënoi fillimin e fundit të skllavërisë së Kosovës dhe hapjen e rrugës së lirisë, pas dhjetë vjetësh do të jemi në të njëjtin qiell, në të njëjtin flamur, në Bashkimin Evropian”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›