Tenton të arratiset nga salla e gjyqit 25-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Një shqiptar i akuzuar për vjedhjen e një bari në Itali ka tentuar dje të arratiset nga salla e gjyqit. Menjëherë sapo togat e zeza kanë deklaruar të mbyllur seancën, Albert Daci i ka shpëtuar nga duart policisë por pa mundur të ikë shumë larg. Rojet e sigurisë së gjykatës dhe grupi i shoqërimit të të arrestuarit kanë ndaluar 25-vjeçarin shqiptar jashtë të rrethimit të gjykatës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Aqua Terma, në Itali, dje rreth mesditës. 25-vjeçari Daci akuzohet nga drejtësia italiane për veprën penale të vjedhjes, por tani do të përgjigjet para drejtësisë edhe për tentativën e arratisjes.
Ky lajm është publikuar: 12/06/2009