E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: “Berisha nuk do të mundet të përçajë PS-në”

Autori i Lajmit: Suela Topi
Mitingu

Berisha dhe e djathta nuk do të mund të përçajë dot Partinë Socialiste, edhe pse po tenton ta bëjë një gjë të tillë. Kështu pohoi dje Kryetari i PS-së, Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar në Peshkopi. Gjatë takimit me dibranët, Rama shprehu bindjen se të gjithë shqiptarët do të bashkohen në një zë të vetëm për t’i dhënë përgjigjen e duhur kryeministrit në ikje, Sali Berisha. Ai deklaroi se PS dhe ai vetë, me ardhjen në pushtet nuk do të lejojnë korrupsionin qeveritar si familja “Berisha”. Ashtu si në Rrëshen, edhe në Peshkopi nuk ka kaluar pa probleme. Dega e PS-së atje, pak minuta para fillimit të mitingut ka njoftuar se ish-agjentë të SHIK-ut në vitet 1992-1996 dhe zyrtarë të administratës lokale kanë tentuar të pengojnë lëvizjen e anëtarëve e simpatizantëve socialistë nga komunat për në qendër të qytetit të Peshkopisë. Por gjithçka më pas ka shkuar mirë.
takimi
Rama kërkoi dje, votën e dibranëve për një Shqipëri pa kryeministër Sali Berishën. Në një miting madhështor të organizuar në Peshkopi, Rama shprehu bindjen se të gjithë shqiptarët do të bashkohen në një zë të vetëm për t’i dhënë përgjigjen e duhur kryeministrit në ikje, Sali Berisha. “Është një mësim i madh për të kuptuar sa e vështirë është jeta e njerëzve në të gjithë vendin dhe sa e gabuar ka qenë dhe është politika e vjetër e të shkuarës, me premtime dhe gënjeshtra, të cilat duhet të marrin fund për t’i hapur rrugë një marrëdhënie të re, për të cilën nevojitet një bashkim i madh i shqiptarëve përtej kufijve të partive politike”, - u shpreh Edi Rama, në fjalën e tij. Ai u shpreh se e djathta me në krye, Sali Berishën, kërkon ta përçajë PS-në. Por shtoi Rama, duhet të lemë politikën e vjetër të së shkuarës dhe të kthejmë një politikë të re. Ai deklaroi se PS dhe ai vetë, me ardhjen në pushtet nuk do të lejojnë korrupsionin qeveritar si familja “Berisha”. Rama shtoi se në çdo skaj të vendit, njerëzit me të drejtë ankohen për kostot e larta të prodhimit, për çmimet e pamundura të karburanteve, për farërat, për pamundësinë e tyre për të nxjerrë prodhime në treg. “Politika e vjetër e së shkuarës ka ardhur këtu, ka shkuar kudo, kryesisht për fushata elektorale dhe gjithë kohën me një armë në dorë, armën e përçarjes, armën e dasisë, akuzave, shpifjeve, sharjeve për kundërshtarët. Ne kemi përgjegjësinë e patjetërsueshme që historia të mos përsëritet”, - tha kryetari i PS-së, në mitingun e organizuar nga socialistët e Dibrës. Shqiptarët, sipas Ramës, kanë të njëjtin hall, e ndaj duhet të bashkohen për të larguar kryeministrin e për të hapur një epokë të re. “Është koha për të mos i ngrënë me gënjeshtrat e politikës së vjetër, për të mos e pranuar më përçarjen që politika e vjetër fut mes nesh”, - theksoi Rama. ai përmendi më tej varfërinë ekstreme, degradimin dhe kushtet mjerane të arsimit e shëndetësisë, analfabetizmin e braktisjen e shkollës, vjedhjet e qeveritarëve. Edhe në Peshkopi ai përmendi abuzimet me rrugën Durrës-Kukës, korrupsionin masiv të kthyer në sistem, sipas tij, nga familja Berisha si dhe premtimet e pambajtura të kryeministrit aktual për qarkun e Dibrës.

Ky lajm është publikuar: 12/06/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›