Dy grabitje gjatë natës, plagoset rëndë një roje
Roja mbeti i plagosur pas tentativës së grabitësve për të hyrë në nje dyqani floriri ne Fushe Kruje. Roja ndodhet ne gjendje kritike. Një rast grabitje e një njësie private është shënuar po gjatë orëve të natës ne nje fshat te Elbasanit
FUSHE KRUJE-Persona të armatosur kanë tentuar të grabisin sot pas mesnate një argjendari qytetin e Fushë Krujës, por kanë hasur në rezistencën e rojës së dyqanit Gezim Kociu, i cili ka mbetur i plagosur.
Policia bëri të ditur se roja mbeti i plagosur pas tentativës së grabitësve për të hyrë në dyqanin e floririt dhe për të vjedhur bizhutë e floririt. Koci është sjellë me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku ka marrë edhe ndihmën e parë mjekësore. Mjekët e Spitalit Ushtarak konfirmojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Mësohet se grabitësit ishin të armatosur porse nuk dihet ende numri i saktë i tyre. Nga hetimet paraprake mësohet se ata janë jane perpjekur të hyjnë me forcë duke shkatërruar derën e pasme të dyqanit. Ende nuk dihet nëse ata kanë arritur të vjedhin në dyqan, por policia është në kërkim të tyre. Pritet të përmirësohet gjendja e rojës që të mund të sigurohet edhe një identikit i tyre.
Ndërkohë një tjetër rast grabitje e një njësie private është shënuar gjatë orëve të natës edhe në një fshat të Elbasanit dhe pikërisht në fshatin, Shirgjan. Persona te panjohur kane grabitur gjate nates nje dyqan ku tregetoheshin mallra ushqimore. Burime policore konfirmojnë se persona të panjohur kanë arritur të grabisin një shumë prej 300 mije lekë të reja si dhe kompjuter që perdorej nga tregtari. Mësohet se grabitesit kane mundur te hyjne ne dyqan duke thyer deren e tij. Policia është vënë në kërkim te tyre
(d.b/BalkanWeb)